Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Statusi i femrës në Islam

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: “Mexhmu-ul-Fetaua ue Mekalat Muteneuui’ah”, vol. 3

http://www.binbaz.org.sa/mat/1705

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Statusi i femrës myslimane në Islam është shumë fisnik dhe shumë i lartë. Ndikimi i saj në jetën e çdo myslimani është shumë i madh. Me të vërtetë, gruaja myslimane është mësuesja e parë në ndërtimin e një shoqërie të ndershme, duke u siguruar se ajo ndjek udhëzimin nga Libri i Allahut dhe sunneti i profetit të Tij , pasi që jetësimi i mësimeve të Kuranit dhe sunnetit e largon çdo musliman -qoftë mashkull apo femër- nga të qenit i devijuar në të gjitha çështjet e jetës.

Sekreti i rëndësisë së saj qëndron në barrën e madhe dhe përgjegjësinë që është vendosur mbi të dhe në vështirësitë të cilat ajo duhet t’u bëjë ballë, përgjegjësi dhe vështirësi këto të cilat madje as një burrë nuk i mbart. Kjo është arsyeja që prej obligimeve më të rëndësishme që ka një person është shprehja e mirënjohjes ndaj nënës, mirësjelljes dhe respektit ndaj asaj. Në këtë çështje asaj duhet t’i jepet përparësi më shumë sesa babait, madje edhe më tepër.

Një njeri erdhi tek i dërguari i Allahut dhe i tha:

“O i dërguari i Allahut! Kush prej njerëzve e meriton sjelljen më të mirë nga unë?”

Ai iu përgjigj: “Nëna jote.” 

Njeriu pyeti: “Pastaj kush?”

Ai iu përgjigj: “Nëna jote.” 

Njeriu pastaj e pyeti: “Pastaj kush?”

Ai u përgjigj: “Nëna jote.” 

Njeriu pyeti përsëri: “Pastaj kush?”

Ai u përgjigj: “Pastaj babai yt.” 

Transmeton Buhariu 5971 dhe Muslimi 7/2, nga hadithi i Ebu Hurejras (radijAllahu anhu).

Andaj, kjo tregon se nënës i është dhënë tre herë mirësi dhe trajtim më i madh sesa babait.

Sa i përket femrës si grua dhe ndikimit të saj tek burri në qetësimin e tij dhe prehjen e shpirtit që krijon është treguar qartë në ajetin fisnik, ku Allahu thotë:

“Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja që të qetësoheni pranë tyre, dhe vendosi ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë.” Er-Rum, 30:21

Të mos harrojmë ndikimin e Aishes (radijAllahu anha) në shoqërinë islame, nga e cila shumë nga Sahabët e mëdhenj kanë marrë dije të Hadithit, shumë prej grave mësuan dispozita të shumta që kanë të bëjnë me çështjet e gruas.

Shpërndaje: