Imam Muhammad Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Huda uen-Nur (891)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një grua ka lindur dy fëmijë me prerje cezariane dhe tani është shtatzënë për herë të tretë. Mjeku ka përcaktuar që shtatzënia e ardhshme do ta mbytë atë dhe foshnjën e saj. A i lejohet që të sterilizohet?
Përgjigje: Pse ajo nuk përdor mjetet kontraceptive të sotme sikurse pilulat kundër shtatzënisë dhe spiralja?
Pyetësi: Sepse megjithatë është shumë e mundshme që ajo të mbetet shtatzënë. Prandaj, ajo pyet veten nëse i lejohet që të sterilizohet.
Përgjigje: Nëse ky mjek është i aftë, është musliman dhe i besueshëm, asaj i lejohet ta bëjë këtë, përndryshe jo.