Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sterilizimi për të mos pas fëmijë të deformuar

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratill-Muslimeh”, fq. 109
Përmblodhi: Sad Abdul-Ghaffar Ali
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Pasi që një grua kishte tre fëmijë të deformuar, ajo donte të sterilizohet që të mos ketë më shumë fëmijë. Spitali refuzon ta bëjë atë operacion derisa ajo të merr fetva me shkrim nga ju se ky operacion është i ligjshëm në bazë të sheriatit.

Përgjigje: Pas studimit të “Komisionit për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, kemi arritur në përfundimin se nuk është e lejueshme për gruan e lartpërmendur që të sterilizohet që në të ardhmen të mos ketë fëmijë me zhvillim të vonuar mendor apo të deformuar. Ajo është e detyruar ti mbështetet Allahut (subhanehu ue te ala) dhe ta kujtojë se Allahu thotë:

وَمَا مِن دَآبَّةٍ فِي الأَرْضِ إِلاَّ عَلَى اللّهِ رِزْقُهَا وَيَعْلَمُ مُسْتَقَرَّهَا وَمُسْتَوْدَعَهَا كُلٌّ فِي كِتَابٍ مُّبِينٍ

“S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në Librin e qartë.” 11:6

Që fëmija të lind i deformuar, i shurdhët ose me ndonjë mangësi tjetër kjo i takon dijes së fshehtë që vetëm Allahu (azze ue xhel) e di. Ajo dhe burri i saj janë të detyruar që t’i luten Zotit, që t’i dhurojë atyre pasardhës të mirë dhe të shëndetshëm. Ai është i Cili thotë:

ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ

“Zoti juaj ka thënë: “Më lutni Mua se do t’ju përgjigjem!” Gafir, 40:60

Të gjitha krijesat, janë të Tij dhe ai vepron me to ashtu siç Ai dëshiron.

Allahu ia lehtësoftë gjendjen asaj dhe burrit të saj, i dhuroftë atyre pasardhës të mirë dhe të shëndetshëm, ia përmirësoftë gjendjen atyre fëmijëve që Ai u ka dhënë dhe i ruajt nga ajo që i ka goditur. Ai është i aftë për çdo gjë.

Shpërndaje: