Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Stilet përendimore të flokëve në mesin e grave muslimane

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Makanat-ul-Mar’ah fil-Islam, fq. 651-652

Referenca: Mexhmu atu Rasa’il Da´uijjeh ue Manhaxhijjeh

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Cili është gjykimi për ti prerë flokët sipas stileve që janë në revistat perëndimore apo stilet që kanë emra të veçanta dhe janë të zakonshme në mesin e njerëzve dhe të marra nga perëndimi? A konsiderohet marrje nga jomuslimanët në qoftëse e kemi një stil flokësh që është i zakonshëm në mesin e shumë grave muslimane?”

Përgjigje: ”Allahu (Subhanah) ka krijuar flokët e gruas që ato ta zbukurojnë dhe stolisin atë. Ai e ka ndaluar atë që t’i rruajë ato nëse nuk është e nevojshme. Gjatë haxhit dhe umres është bërë obligim për të që të prej aq pak sa maja e gishtit ndërsa është bërë obligim për burrin që ti rruaj gjithë flokët gjatë këtyre dy adhurimeve. Kjo dëshmon se gruaja duhet ti lë flokët të rriten dhe të mos i prejë ato nëse nuk ka nevojë për këtë. Ajo nuk duhet t’i prejë për hir të bukurisë. Shembull i lejimit është kur e godet një sëmundje që bën që ajo duhet t’i pres flokët e saj, ose se ajo është aq e varfër sa që ajo nuk mund të kujdeset për to. Për shembull, kështu vepruan gratë e profetit (salAllahu alejhi ue selem) pas vdekjes së tij.

Nuk ka dyshim se është e ndaluar që gruaja të ketë një stil flokësh të ngjashme me burrat, gratë jomuslimane ose stile të flokëve të grave mëkatare. Nuk ka rëndësi nëse sitili i flokëve është i zakonshëm në mesin e grave muslimane. Përderisa stili i flokëve në parim është një ngjasim i këtyre, ai është i ndaluar. Vetëm për shkak se është e zakonshme nuk do të thotë se kjo është e lejuar. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ai që i ngjan një populli i përket atij.” 1

“Ai që imiton të tjerët pos neve nuk na përket ne.” 2

Po ashtu profeti (salAllahu alejhi ue selem) mallkoi gratë që u ngjasojnë burrave.3

Në parim nuk është e lejuar për ne që të imitojnë jomuslimanët në atë që është e veçantë për ta. Që ne ti pasojmë në pamjen e tyre të jashtme nënkupton se ne në brendësi i duam ata. Allahu (Te ala) ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَتَّخِذُواْ الْيَهُودَ وَالنَّصَارَى أَوْلِيَاء بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاء بَعْضٍ وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمْ فَإِنَّهُ مِنْهُمْ إِنَّ اللّهَ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ

”O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as nasarat. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.” 4

Mos bëni besëlidhje me ta, mos i doni ata, ndër të tjera të theksuara në shëmbëlltyrën e tyre. Për më tepër, nuk është e lejueshme për gratë që të imitojnë burrat.

________________________________

1 Ahmedi (2/50) dhe Ebu Davud (4/42).

2 Tirmidhi (7/335).

3 Shih Ebu Davud (4/59).

4 5:51

Shpërndaje: