“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Studentët duan një dhomë për ta falur namazin e duhasë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shrhri (60 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Ju e dini se Pejgamberi (paqja e Allahut qoftë mbi të) e falte namazin e Duhasë dhe nxiste në faljen e tij. Ne jemi një grup i studentëve që duam ta falim atë. A mund ti thuash diçka ayre që janë përgjegjës në mënyrë që të na ipet një dhomë private që ta falim këtë namaz?”

Përgjigje: ”Unë nuk mund ta bëjë këtë. Unë kam frikë se ata të falen dhe pastaj të ulen aty dhe të humbim kohë me shokët e klasës. Për deri sa ata kërkojnë dituri ata duhet ta dinë se studimet janë – nëse do Allahu – më mirë se adhurimi vullnetar.

Përveç kësaj, ka dijetarë që thonë se Duha nuk është përshkruar fare. Të tjerë thonë se ai është përshkruar vetëm për ata që nuk janë falur gjatë natës. Megjithatë, mendimi i saktë është se namazi i Duhasë është një Sunnet i përditshëm.”

Shpërndaje: