Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi në lidhje me personin i cili thotë: “Sunneti i të dërguarit ﷺ është mendim njerëzor”?
Përgjigje: Kjo është kufër, mohim dhe dalje prej fesë. Sunneti i të dërguarit ﷺ nuk është mendim njerëzor porse është shpallje prej Allahut -xhela ue ala-.
Allahu -te ala- ka thënë:
“Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo që thotë është vetëm shpallje hyjnore që i vjen atij.” En-Nexhm, 53:3-4
Pra sunneti është shpallje e jo mendim.
Dhe Allahu -subhanehu ue te ala- ka thënë:
“Çfarëdo që t’ju japë i dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut sepse Allahu dënon vërtet ashpër.” El-Hashr, 59:7