Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)
Burimi: Ithbatu Sifat-il-Uluv, fq. 119-122
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
31 – Ebu Bekr bin en-Nakur na informoi, Ebu Talib el-Jusufi na informoi, Ebu Ali el-Mudhehhib na informoi, Ebu Bekr el-Kati’i na informoi, Abdullah bin Ahmedi na informoi, Babai im tha tregoj, Hammam bin Jahja na tregoi, e kam dëgjuar Kataden duke treguar nga Enes bin Malik se Malik bin Sa’sa’h i tregoi atij se profeti i Allahut ﷺ u tregoj atyre rreth natës së Israsë:
”Ndërsa isha shtrirë, kur erdhi një person tek unë … Pas kësaj më sollën një kafshë të bardhë më e vogël se mushka dhe më e madhe se gomari. (Përcjellësi thotë se ajo është kafsha Burak). Hapi i saj ishte aq i madh, sa arrinte pikën më të largët që shikonte.
Kështu pra më hipën në të dhe Xhibrili u nis bashkë me mua, derisa arritëm qiellin e dynjasë. Xhibrili kërkoi që t’ia hapnin portën, e pyetën: Kush është? U përgjigj: Jam Xhibrili. E pyetën: Kush është me ty? U përgjigj: Muhamedi. E pyetën: A është ftuar? Xhibrili tha: Po. Ata thanë: Mirë se vjen! Një person kaq i mirë na ka ardhur! Porta u hap. Kur kalova nëpër këtë qiell, aty e pashë Ademin (alejhis-selam). Xhibrili më tha: Ky është babai yt, Ademi. Jepi selam! I dhashë selam dhe ai ma ktheu selamin e më tha: Mirë se vjen, o biri i drejtë dhe profet i drejtë!
Pastaj u ngjit në qiellin e dytë. Kur arritëm qiellin e dytë dhe Xhibrili kërkoi që t’i hapej porta, e pyetën: Kush është? U përgjigj: Jam Xhibrili. E pyetën: Kush është me ty? U përgjigj: Muhamedi. Pyetën: A është ftuar? Xhibrili tha: Po. Ata thanë: Mirë se vjen! Një person kaq i mirë na ka ardhur! Porta u hap. Kur po kaloja nëpër këtë qiell, aty i pashë Jahjanë dhe Isain. Këta të dy janë kushërinj. Xhibrili më tha: Këta janë Jahja dhe Isai. Jepu selam! U dhashë selam dhe ata ma kthyen selamin e më thanë: Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe profet i drejtë!
Pastaj u ngritëm lartë në qiellin e tretë. Kur arritëm qiellin e tretë dhe Xhibrili kërkoi që t’i hapej porta, e pyetën: Kush është? U përgjigj: Jam Xhibrili. E pyetën: Kush është me ty? U përgjigj: Muhamedi. Pyetën: A është ftuar? Xhibrili tha: Po. Ata thanë: Mirë se vjen! Një person kaq i mirë na ka ardhur! Porta u hap. Kur po kaloja nëpër këtë qiell, aty e pashë Jusufin. Xhibrili më tha: Ky është Jusufi. Jepi selam! I dhashë selam dhe ai ma ktheu selamin pastaj më tha: Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe profet i drejtë!
Pastaj u ngritëm lartë në qiellin e katërt. Kur arritëm qiellin e katërt dhe Xhibrili kërkoi që t’i hapej porta, e pyetën: Kush është? U përgjigj: Jam Xhibrili. E pyetën: Kush është me ty? U përgjigj: Muhamedi. Pyetën: A është ftuar? Xhibrili tha: Po. Ata thanë: Mirë se vjen! Një person kaq i mirë na ka ardhur! Porta u hap. Kur po kaloja nëpër këtë qiell, aty e pashë Idrisin. Xhibrili më tha: Ky është Idrisi. Jepi selam! I dhashë selam dhe ai ma ktheu selamin e më tha: Mirë se erdhe, o vëlla i drejtë dhe profet i drejtë!
Pastaj u ngritëm lartë në qiellin e pestë. Kur arritëm qiellin e pestë dhe Xhibrili kërkoi që t’i hapej porta, e pyetën: Kush është? U përgjigj: Jam Xhibrili. E pyetën: Kush është me ty? U përgjigj: Muhamedi. Pyetën: A është ftuar? Xhibrili tha: Po. Ata thanë: Mirë se vjen! Një person kaq i mirë na ka ardhur! Porta u hap. Kur po kaloja nëpër këtë qiell, e pashë Harunin. Xhibrili më tha: Ky është Haruni. Jepi selam! I dhashë selam dhe ai ma ktheu selamin e më tha: Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe profet i drejtë!
Pastaj u ngritëm lartë në qiellin e gjashtë. Kur arritëm qiellin e gjashtë dhe Xhibrili kërkoi që t’i hapej porta, e pyetën: Kush është? U përgjigj: Jam Xhibrili. E pyetën: Kush është me ty? U përgjigj: Muhamedi. Pyetën: A është ftuar? Xhibrili tha: Po. Ata thanë: Mirë se vjen! Një person kaq i mirë na ka ardhur! Porta u hap. Kur po kaloja nëpër këtë qiell, aty e pashë Musain. Xhibrili më tha: Ky është Musai. Jepi selam! I dhashë selam dhe ai ma ktheu selamin e më tha: Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe profet i drejtë! Kur vazhdova rrugën, ai filloi të qajë. E pyetën: Pse po qan? Ai u tha: Qaj sepse pas meje është dërguar profet një djalosh dhe pasuesit e tij që do të hyjnë në xhenet, janë më të shumtë se pasuesit e mi.
Pastaj u ngritëm lartë në qiellin e shtatë. Kur arritëm qiellin e shtatë dhe Xhibrili kërkoi që t’i hapej porta. E pyetën: Kush është? U përgjigj: Jam Xhibrili. E pyetën: Kush është me ty? U përgjigj: Muhamedi. Pyetën: A është ftuar? Xhibrili tha: Po. Ata thanë: Mirë se vjen! Një person kaq i mirë na ka ardhur! Porta u hap. Kur po kaloja nëpër këtë qiell, aty e pashë Ibrahimin. Xhibrili më tha: Ky është babai yt, Ibrahimi. Jepi selam! I dhashë selam dhe ai ma ktheu selamin e më tha: Mirë se vjen, o bir i drejtë dhe profet i drejtë!
Pastaj m’u tregua Sidratul-Munteha (pemë në kufirin më të lartë mbi qiellin e shtatë, përtej se cilës askush nuk mund të kalojë). Kur ç’të shoh! Frutat e saj ishin si vazot e Hexherit (qytet afër Medinës) dhe gjethet i kishte si veshët e elefantit. Xhibrili më tha: ’Kjo është Sidratul-Munteha. Më tej pashë katër lumenj: dy të dukshëm dhe dy të padukshëm. Pyeta: Ç’janë këta dy lloje lumenjsh, o Xhibril? Më tha: Sa për dy të padukshmit, ata janë dy lumenj në Xhenet e sa për dy të dukshmit, ata janë Nili dhe Eufrati. Pastaj m’u tregua Bejtul-Ma’mur, pastaj më sollën një enë të mbushur me verë, një tjetër me qumësht dhe një tjetër me mjaltë. Unë zgjodha qumështin dhe Xhibrili më tha: Kjo është feja islame në të cilën je ti dhe pasuesit e tu. Pastaj m’u bë detyrim falja e namazit pesëdhjetë herë në ditë. Kur u ktheva, kalova pranë Musait (alejhi-selam), i cili më pyeti: Çfarë t’u bë detyrim? I thashë që m’u bë detyrim falja e pesëdhjetë namazeve në ditë. Më tha: Umeti yt nuk do të mund t’i fal pesëdhjetë namaze në ditë. Unë pata përvojë me njerëzit para teje dhe u përpoqa shumë me beni Israilët (që ata tu bindeshin urdhrave). Kthehu te Zoti yt dhe lutju Atij që t’ia lehtësojë (detyrimin) umetit tënd. U ktheva tek Allahu dhe m’i pakësoi dhjetë namaze.
U ktheva tek Musai, i cili më pyeti: Çfarë t’u bë detyrim? I thashë që m’u bë detyrim falja e dyzet namazeve në ditë. Më tha: Umeti yt nuk do të mund t’i fal dyzet namaze në ditë. Unë pata përvojë me njerëzit para teje dhe u përpoqa shumë me beni Israilët (që ata tu bindeshin urdhrave). Kthehu te Zoti yt dhe lutju Atij që t’ia lehtësojë (detyrimin) umetit tënd. U ktheva tek Allahu dhe m’i pakësoi dhjetë namaze.
U ktheva tek Musai, i cili më pyeti: Çfarë t’u bë detyrim? I thashë që m’u bë detyrim falja e tridhjetë namazeve në ditë. Më tha: Umeti yt nuk do të mundë t’i fal tridhjetë namaze në ditë. Unë pata përvojë me njerëzit para teje dhe u përpoqa shumë me beni Israilët (që ata tu bindeshin urdhrave). Kthehu te Zoti yt dhe lutju Atij që t’ia lehtësojë (detyrimin) umetit tënd. U ktheva tek Allahu dhe m’i pakësoi dhjetë namaze.
U ktheva tek Musai, i cili më pyeti: Çfarë t’u bë detyrim? I thashë që m’u bë detyrim falja e njëzetë namazeve në ditë. Më tha: Umeti yt nuk do të mund t’i fal njëzet namaze në ditë. Unë pata përvojë me njerëzit para teje dhe u përpoqa shumë me beni Israilët (që ata tu bindeshin urdhrave). Kthehu te Zoti yt dhe lutju Atij që t’ia lehtësojë (detyrimin) umetit tënd. U ktheva tek Allahu dhe m’i pakësoi dhjetë namaze.
U ktheva tek Musai, i cili më pyeti: Çfarë t’u bë detyrim? I thashë që m’u bë detyrim falja e dhjetë namazeve në ditë. Më tha: Umeti yt nuk do të mund t’i fal njëzet namaze në ditë. Unë pata përvojë me njerëzit para teje dhe u përpoqa shumë me beni Israilët (që ata tu bindeshin urdhrave). Kthehu te Zoti yt dhe lutju Atij që t’ia lehtësojë (detyrimin) umetit tënd. U ktheva tek Allahu dhe m’i pakësoi dhjetë namaze.
U ktheva tek Musai, i cili më pyeti: Çfarë t’u bë detyrim? I thashë që m’u bë detyrim falja e dhjetë namazeve në ditë. Më tha: Umeti yt nuk do të mund t’i fal dhjetë namaze në ditë. Unë pata përvojë me njerëzit para teje dhe u përpoqa shumë me beni Israilët (që ata tu bindeshin urdhrave). Kthehu te Zoti yt dhe lutju Atij që t’ia lehtësojë (detyrimin) umetit tënd. U ktheva tek Allahu dhe m’i pakësoi me pesë namaze.
U ktheva tek Musai, i cili më pyeti: Çfarë t’u bë detyrim? I thashë që m’u bë detyrim falja e pesë namazeve në ditë. Më tha: Umeti yt nuk do të mund t’i fal pesë namaze në ditë. Unë pata përvojë me njerëzit para teje dhe u përpoqa shumë me beni Israilët (që ata tu bindeshin urdhrave). Kthehu te Zoti yt dhe lutju Atij që t’ia lehtësojë (detyrimin) umetit tënd.
Unë thashë: I kam kërkuar Zotit tim aq shumë sa që më erdhi turp dhe tani unë jam i kënaqur dhe i nënshtruar. Pastaj një thirrës thirri: ”Unë e kam caktuar obligimin Tim dhe ua kam lehtësuar robërve të Mi.” 1
Hafidh Ebul-Fadhl bin Nasir (rahimehullah) ka thënë:
”Imamët e hadithit pajtohen në saktësinë e këtij hadithi. Ky hadith është transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi, dhe të tjerë përveç tyre.”
1 Bukhari (3887) dhe Muslimi (162).