Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
I’lam-ul-Musafirin, fq. 72
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është më mirë për udhëtarin të agjërojë apo jo?
Përgjigje: Gjëja më e mirë është të bëjë atë që është më e lehta për të. Nëse është më e lehtë të agjërosh, është më mirë të agjërosh, dhe nëse është më e lehtë të mos agjërosh, është më mirë të mos agjërosh. Dhe nëse të dyja janë njësoj të lehta është më mirë të agjërosh sepse kjo ishte praktika e profetit ﷺ. Gjithashtu është më e pastër për ndërgjegjen dhe më e lehtë për të mos pasur nevojë të kompensosh atë ditë më pas. Me këtë që u tha, ka tri raste:
1 – Ai nuk agjëron nëse është më lehtë për të.
2 – Ai agjëron nëse është më lehtë për të.
3 – Ai agjëron nëse të dyja janë njësoj të lehta.