“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Të bashkëpunojmë me sektet islame kundër armiqve të islamit?!

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=9IReXE8AFKM&t=39s

Përktheu Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është prej urtësisë, të bashkëpunosh me parti të ndryshme islame, të cilat konfrontohen me sekularistët, komunistët dhe me ideologji të tjera të humbura? Apo është urtësi që të largohemi nga këto parti dhe të lëmë politikën anash në tërësi? Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Përgjigje: Urtësia në lidhje me këto parti, është të punojmë ashtu siç bënin Selefu-Salih (Të Parët Tanë Të Mirë), duke filluar nga ne, që së pari vetë ne të praktikojmë rrugën e drejtë. Pastaj të përmirësojmë të tjerët. Kjo mjafton, që t’i kundërvihesh armiqve të islamit.

Bashkëpunimi me grupe të humbura të ashtuquajtura grupe islame, vetëm sa do të përkeqësojë gjendjen edhe më shumë. Kjo, sepse ata do të fusin në mesin tonë risitë e tyre.  Ata (jobesimtarët) do të na drejtohen duke thënë: ‘Ju thoni këtë e atë…’ sepse tek syri i tyre jemi një grup dhe me të njëjtën bindje. Kështu ne do të dëmtoheshim nëse do të bashkohej bidati dhe Sunneti nën një ombrellë. Mirëpo ne, duhet të shmangemi të gjithë atyre, duke thirrur në një rrugë të vetme. Ajo rrugë është Rruga e Selefu-Salih (Të Parëve Tanë Të Mirë). Vetëm kjo na mjafton ne.

Çfarë në realitet përmban kjo ide, e cila thotë: ‘Të bashkohemi të gjithë ne Pasues të Sunnetit dhe Pasues të Bidatit për t’u ballafaquar me armikun’ është i njëjtë sikurse të themi: ‘Po i marrim hadithet e dobëta të cilat flasin për shpërblimet ndaj punëve të mira, apo ato të cilat i qortojnë ata, vetëm e vetëm që njerëzit t’i nxisim për punë të mira dhe t’i largojmë nga veprimet e këqija.’ Kjo është gabim.

Për këtë arsye, nuk mendojmë se duhet treguar asnjëherë hadithet e dobëta, qoftë në nxitje për punë të mira apo qortime, përveç nëse tregojmë se ato janë të dobëta. Sepse na mjaftojnë hadithet autentike. Kështu themi edhe për Rrugën e Selefëve (të Parëve Tanë të Mirë), e cila na mjafton si e tillë, pa pasur nevojë që të përzihet me bidate.

Shpërndaje: