Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 51-52
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Sa u përket grupeve që përhapin ideologjitë e tyre të cilat nuk janë të bazuara në Kuran dhe sunnet, edhe pse kanë qasje dhe mendime të ndryshme mes vete, ata janë të bashkuar për të kundërshtuar metodologjinë e selefëve, me apo pa vetëdije. Shembuj të këtyre sekteve janë Hizb-ut-Tahrir, et-Teuhid el-Islami, Et-Tekfir uel-Hixhrah, Kuranitë, Shebab Muhammed, Xhemati-Teblig, Ikhuanu Musliminët, el-Xhebeh el-Islamijjeh dhe FIS. Të gjitha këto sekte kanë një ideologji, plan dhe metodologji që është themeluar nga themeluesi dhe thirrësi i tyre.
Të gjithë ata e kanë mënyrën e vet të të menduarit, metodat dhe metodologjitë. Emëruesi i përbashkët i tyre është se ata nuk janë të bazuar në Kuran dhe sunnet. Ata janë të bazuar në epshin e neveritshëm dhe imitimin e të tjerëve që tërheqë larg nga rruga e drejtë. Pos kësaj secili sekt mendon se mu ata janë në rrugën e saktë dhe se mbështetësit e tyre janë duke luftuar për të ngritur flamurin e Islamit. Kështu është me të gjitha këto sekte të ndryshme. Secili grup pretendon të jetë i shpëtuar dhe se të gjithë të tjerët janë të shkatërruar.