“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Të bësh dua në hyrje të varrezave apo tek varri i personit?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Likaati me’ash-Shejkhajn, pyetur nga Abdullah et-Tejjar (1/163)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Kur një person viziton varrezat, a është ligjësuar që ai të shkojë deri tek varri i personit për të cilin ai dëshiron të bëjë dua, apo mjafton ai që të bëjë dua kur ai arrin tek varrezat?”

Përgjigje: “Është e mjaftueshme që ai të bëjë dua kur arrin tek varrezat, në anën tjetër nëse ai dëshiron që të shkojë tek varri i personit të cilit ai dëshiron t’i japë selam dhe të bëjë dua për të s’ka asnjë të keqe në këtë.”

Shpërndaje: