“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Të bësh haxh për dikë tjetër

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Xhudah (24)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

”Haxhi për të vdekurin nuk duhet të kuptohet pa kufizim. Parimi është që Allahu (te ala) thotë:

”Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.” 5:39

Është transmetuar nga imam Maliku në el-Muvata se Abdullah bin Umeri (radijAllahu anhu) ka thënë:

”Askush nuk duhet të agjërojë për dikë tjerët dhe askush nuk duhet të bëjë haxhin për dikë tjetër.”

Përgjatë kësaj ne duhet të vazhdojmë të aplikojnë këtë parim përveç përjashtimeve. Me aq sa di unë, nuk ka ndonjë përjashtim autentik përveç asaj që hynë nën këtë parim, domethënë:

”Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.” 5:39

Janë disa hadithe rreth haxhit të djalit për babanë ose nënën. Është e mjaftueshme që ju ta dini hadithin në lidhje me gruan nga Khath’am e cili erdhi tek profeti ﷺ gjatë haxhit të lamtumirës dhe tha:

”Babai im është plak dhe nuk mund të qëndrojë ulur mbi kafshë. A duhet të bëjë haxh për të?”

Ai tha: ”Bë haxh për të”

Në një transmetim tjetër thuhet:

”A do ta kishe paguar borxhin e babait tënd në qoftë se do të kishte borxh? Borxhi i Allahut ka më shumë të drejtë të paguhet.”

Unë nuk kam parë ndonjë hadith autentik dhe të qartë që lejon të bësh haxh për dikë jashta farefisit.

Shpërndaje: