Shejkh Ubejd bin Abdilah el-Xhabirij
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë është gjykimi ndaj atij që betohet duke vënë dorën mbi Mus’haf, për ta vërtetuar se ai e thotë vetëm të vërtetën?”
Përgjigje “Ky veprim nuk është sipas mësimeve të Sunnetit, d.m.th. nuk ka ardhur asgjë e vërtetë nga Sunneti i Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) në lidhje me këtë vepër. Gjithashtu, nuk ka qenë as praktikë e Të Parëve Tanë Të Mirë prej sahabeve, tabiinëve dhe as gjeneratës pas tyre. Po përmendim tre gjeneratat e arta, për të cilat i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka dëshmuar se janë gjeneratat më të mira. Ky veprim, ka lindur vetëm në kohët e vonshme. Për këtë shkak themi se, në lidhje me këtë çështje kemi dy gjendje të ndryshme:
Ai që betohet, ka mundësi zgjedhjeje. Dhe kjo është kur njeriu e vë dorën mbi Mus’haf, pa ju kërkuar një gjë e tillë nga ana e gjykatësit. Në këtë gjendje nuk lejohet ta bëj njeriu një gjë të tillë. Ai që betohet, detyrohet për ta bërë atë. Dhe kjo është kur gjykatësi i cili gjykon sipas Sheriatit Islam ja kërkon një gjë të tillë. Nëse njeriu e bën këtë veprim duke iu përgjigjur urdhëresës së këtij gjykatësi, shpresojmë që me lejen e Allahut nuk do të ketë përgjegjësi për këtë veprim, sepse e tëra bie mbi atë që e detyron ta bëj një gjë të tillë. Allahu e di më së miri.”