Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Likaul-Babil-Meftuh (121 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Nëse një person vepron një bidat, e që ndoshta mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe unë e diskutoj me atë këtë çështje, a duhet të përmend të mirat e atij personi, apo të sqaroj vetëm atë bidat ose gabim të tij, apo duhet bërë diçka tjetër si për shembull: të përmendi cilësitë e tij të mira?”
Përgjigje: “Përgjigja është e detajuar. Nëse dëshiron ta vlerësosh një person dhe të flasësh për jetën e tij, është e detyrueshme të përmenden të mirat dhe të këqijat e tij. Nëse dëshiron të këshillosh dhe paralajmërosh për bidatet dhe gabimet e tij, atëherë nuk përmenden të mirat e tij. Nëse përmenden të mirat e tij, ti bën që njerëzit të afrohen tek ai. Pra, çështja është e detajuar. Nëse një person sjell një bidat, në të njëjtën kohë ne duam të paralajmërojnë ndaj atij bidati dhe e përmendim emrin e tij, atëherë s’ka asgjë të keqe në këtë. E nganjëherë mund të jetë më mirë që personi i tillë të mos përmendet me emër. Por në qoftë se flasim për jetën e tij, ne patjetër duhet të përmendim të mirat dhe të këqijat e tij. Pra, çështja është e detajuar.
I Dërguari salallahu alejhi ue selem përmendi disa njerëz me emër kur e këshillonte dikë. Shembull i tillë është hadithi i Fatime bint Kajs e cila ka treguar se Ebu Xhehm, Muavija dhe Usame bin Zejdi i kishin propozuar asaj martesë. Profeti salAllahu alejhi ue selem përmendi gjëra për Ebu Xhehmin dhe Muavijën, gjë që i jepte asaj të kuptojë se nuk duhet të martohej me ta, dhe i tha asaj: “Martohu me Usamen!” Ai salAllahu alejhi ue selem nuk përmendi cilësitë e tyre të mira edhe pse nuk ka asnjë dyshim se cilësitë e tyre të mira janë të shumta. Ai heshti ndaj cilësive të tyre të mira sepse nuk ishte koha e duhur për një gjë të tillë. Por nëse dëshiron të flasësh për jetën e një personi, duhet të jesh i drejtë dhe të cekësh të mirat dhe të këqijat e tij.”