Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të flasësh për sprovat që ndodhën mes sahabëve dhe leximi i librave të historisë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika el-Bab el-Maftuh (14 B), min: 10.50
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ju kam dëgjuar duke thënë se ai që ka frikë për veten e tij nuk duhet të lexojë në lidhje me trazirat që ndodhën në mes të sahabëve. Unë një herë lexova historinë e el-Husejnit pas së cilës u betova në Allahun se sikurse të isha aty do ta kisha ndihmuar atë. A kam mëkatuar?

Përgjigje: Unë mendoj sikurse kam thënë, se vetëm ai i cili nuk ka frikë për të marrë anën e ndonjë sahahabiu mund të lexoj në lidhje me luftën dhe grindjet mes tyre sepse librat e historisë përmbajnë falsifikime, sidomos ato që burojnë nga rafidat. Ata e kanë shtrembëruar historinë diçka pa masë. Ata kanë gënjyer shumë në lidhje me Benu Umejjen. Dhe kur është fjala për librat e historisë mesatare si “El-Bidaje uen-Nihajeh” nga Ibnul Kethiri, mund të kesh frikë për veten tuaj. Atëherë nuk po them që lexuesi mund të filloj të anojë kah ndonjë palë, gjë që është sigurisht e padëmshme por ekziston frika që të akuzojë palën tjetër për devijim dhe gabim, t’i urrej dhe të ketë neveri. Kjo është ajo që është e ndaluar. Njeriu e llogarit veten më së miri. Nëse ai ka frikë të bie në sprovë  atëherë është mirë që të shmanget nëse ka frikë nga sprovat.

.

Shpërndaje: