Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të folurit ndaj dijetarëve të mëdhenjë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Uaxhib-ul-Muslim tidxhah el-afkar uel-Ara el-Mudhil-leh

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: “Ne jemi dëshmitarë të kësaj kohe ku disa njerëz të cilët flasin kundër ”komisionit të dijetarëve të mëdhenjë”, duke theksuar se ata japin fetva- vendime të vështira? Çfarë mendoni ju për këtë?”

Përgjigje: “Ashtu siç e kemi përmendur se është kundërshtuar edhe i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem). Ata shpifën ndaj të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem), ata shpifën ndaj sahabëve dhe shpifën ndaj imamëve (dijetarëve të mëdhenjë). Komisioni i dijetarëve të mëdhenjë është prej tyre. Kushdo që flet kundër ndaj tyre, ata janë pasues të epshit. E nëse ka ndokush ndonjë vërejtje të arsyeshme, të mos flas atë çështje në mesin e njerëzve, zgjidhja më e mirë është t’i shkruaj vërejtjet e t’u drejtohet me dërgesë-me shkrim.

Po e përsërisë, nëse është vërejtja me vend, le të dërgoj shkresë ngase dijetarët nuk janë të pagabueshëm. Nëse ai ka një vëretje me vend, ai le ta shkruaj atë dhe t’ua dërgojë atyre që ta shqyrtojnë atë. Ndërsa të përflitet kjo nepër tubime, kjo ështe prej përgojimit. Përgojimi i dijetarëve është më i rrezikshëm sesa përgojimi i të tjerëve, pasi që ajo shpie në përçarjen e njerëzve dhe njerëzit e humbin besimin ndaj dijetarëve. Kjo gjithashtu shkakton vetëm gjëra të këqija.”

Shpërndaje: