“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Të folurit për cilësitë është sikurse të folurit për Qenien e Tij

Imam Shems-ud-Din Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)

Burimi: Tedhkirat-ul-Huffadh (3/1143)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ebu Ali bin el-Khallal na informoi: Xhaferi na informoi: Hafidh Ebu Tahir na tregoi: Muhammed bin Marzuk ez-Za´farani na tregoi: Hafidh Ebu Bekr el-Khatib na tregoi:

”Në lidhje me të folurit rreth cilësive të Allahut, i takon besimit të Selefëve të pranuarit e haditheve autentike dhe kumtimi i tyre fjalë për fjalë, pa imagjinim ose krahasim me cilësitë e krijesave. Disa njerëz i refuzojnë ato dhe kështu refuzojnë atë që Allahu e ka pohuar për Veten e Tij. Njerëz të tjerë i pohojnë ato deri në atë shkallë saqë ata i krahasojnë dhe i imagjinojnë ato. Mendimi i saktë është që të merret rruga e mesme midis këtyre dy rrugëve. Feja e Allahut është midis teprimit dhe mangësimit.

Të folurit për cilësitë e Allahut është sikurse të folurit për Qenien e Tij dhe këto janë të pandashme. Në qoftë se është e njohur se, pohimi i Zotit të botës d.m.th. pohimi i ekzistimit të Tij, e jo pohimi i mënyrës se si ekziston Ai, atëherë edhe pohimi i cilësive të Tij është pohimi i ekzistimit të cilësive e jo pohim i përcaktimin dhe mënyrës së cilësive.

Nëse themi se Allahu ka dorë, dëgjim dhe shikim, atëherë këto janë cilësi të cilat Allahu (Te ala) ia ka pohuar Vetës së Tij. Ne nuk themi se dora do të thotë aftësi. As nuk themi se dëgjimi dhe shikimi do të thotë dituri. Ne as nuk themi se ato janë organe. Ne nuk i krahasojmë ato me dorën, të dëgjuarit dhe të shikuarit që janë organe dhe mjetet për veprim. Ne themi se është e detyrueshme për ti pohuar ato sepse ato janë të përmendura në shpallje. Në mënyrë të ngjashme është e detyrueshme për të mohuar krahasimin pasi që Allahu (Te ala) ka thënë:

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ

“Asgjë nuk i shëmbëllen Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.”1

وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ

“Dhe askush nuk është i barabartë (as i krahasueshëm) me Atë!” 2


1 42:11

2 112:4

Shpërndaje: