Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të gjitha cilësitë e Allahut janë ndryshe nga cilësitë e krijesave

Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Ta’likat-ush-Shejkh Ibn Baz ala er-Risaleh el-Hamauijjeh el-Kubra, fq. 65

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Sa i përket fjalëve të dërguarit ﷺ:

“Allahu e krijoi Ademin në pamjen e Tij.” 1

Përgjigje: Në një formë që në të gjitha mënyrat i përkasin vetëm Allahut (xhela ue ala). Ademi dëgjoi, pa, foli dhe kishte fytyrë. Allahu dëgjon, sheh, flet dhe ka fytyrë. Fytyra e Allahut nuk është sikurse fytyra e krijesave. Në mënyrë të ngjashme, forma e Tij nuk është si forma e krijesave. Dituria e Tij nuk është si dituria e krijesave. Të folurit e Tij nuk është si të folurit e krijesave dhe kështu me radhë. Forma e krijesës është i përket krijesës. Forma e Allahut (subhanehu ue te ala) i përket Atij. Është sikurse në hadithin:

“Kur Ai (subhanehu ue te ala) u vjen atyre në pamjen e Tij, dhe ata i bien në sexhde Atij.” 2


1 Bukhari (6227) dhe Muslimi (2841).

2 Bukhari (6573) dhe Muslimi (1829).

Shpërndaje: