Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: el-Fataua el-Kajjimeh lil-Usrah el-Muslimeh, fq. 22-23 .
Kompilimini: Sad Abdul-Gafar Ali
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ne jetojmë në shkretëtirë dhe të gjithë njerëzit aty janë beduinë. Ka gra që mbulohen me rroba që janë ose shumë të shkurtëra ose shumë të ngushta. Çfarë i këshillonë ato?
Përgjigje: Nuk ka dyshim se gratë janë të detyruara që të mbulohen dhe të mos bien në sy dhe të shfaqin bukuritë e tyre.
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
وَقَرْنَ فِي بُيُوتِكُنَّ وَلَا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ الْجَاهِلِيَّةِ الْأُولَى
”Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme.” 1
Komentuesit e Kuranit thanë se kuptimi është shfaqja e bukurive dhe gjërave tjera provokuese.
Gruaja është e detyruar që të mbulohet në qoftëse ajo është në prani të burrave të huaj dhe që të qëndrojë larg nga sprovat.
Allahu (azze ue xhel) ka thënë në suren “El-Ahzab”:
وَإِذَا سَأَلْتُمُوهُنَّ مَتَاعًا فَاسْأَلُوهُنَّ مِن وَرَاء حِجَابٍ ذَلِكُمْ أَطْهَرُ لِقُلُوبِكُمْ وَقُلُوبِهِنَّ
”E kur kërkoni prej tyre (grave të profetit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre.” 2
Kjo është më e pastër për zemrat e burrave dhe të grave që gratë të jenë të mbuluara dhe që ato të mos tërheqin vëmendjen në mënyrë që ato të mos provokohen dhe të provokojnë.
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوْ آبَائِهِنَّ أَوْ آبَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ أَبْنَائِهِنَّ أَوْ أَبْنَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي أَخَوَاتِهِنَّ أَوْ نِسَائِهِنَّ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُنَّ أَوِ التَّابِعِينَ غَيْرِ أُوْلِي الْإِرْبَةِ مِنَ الرِّجَالِ أَوِ الطِّفْلِ الَّذِينَ لَمْ يَظْهَرُوا عَلَى عَوْرَاتِ النِّسَاء
“Dhe, thuaju besimtareve, të ulin shikimin (nga e ndaluara) dhe t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe të mos i shfaqin nga bukuritë (pjesët e trupit) përveç asaj që është e dukshme, dhe t’i mbulojnë kraharorët me khimar mbulesat e tyre të kokës (që mbulon gjithë trupin nga koka deri në fund të këmbëve, fytyrën, qafën e gjoksin) dhe të mos i shfaqin bukuritë e tyre përveç ndaj bashkëshortëve të tyre, baballarëve të tyre, ose ndaj vjehrrive të tyre, ndaj bijve të tyre ose bijve të burrit, ndaj vëllezërve të tyre ose bijve të vëllezërve dhe bijve të motrave të tyre, ndaj grave (muslimane) ose skllavëve të tyre ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra.” 3
يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاء الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِن جَلَابِيبِهِنَّ ذَلِكَ أَدْنَى أَن يُعْرَفْنَ فَلَا يُؤْذَيْنَ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا
“O profet! Thuaju bashkëshorteve të tua dhe bijave të tua edhe bashkëshorteve të besimtarëve të lëshojnë vellon (xhilbabin) e tyre mbi gjithë trupin e tyre. Kjo do të ishte më e mirë që ato të mund të dallohen (si gra të ndershme) që të mos i shqetësojë (e ngacmojë) askush. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, gjithnjë Mëshirëplotë.”4
Xhilbabi, veshja e jashtme është një veshje që gruaja e vë mbi kokë dhe mbi pjesën tjetër të trupit, mbi rrobat e saj të zakonshme për të mbuluar veten më mirë dhe të qëndrojë larg nga sprovat. Kështu duhet të vishet gruaja pavarësisht nëse ajo jeton në shkretëtirë apo në qytet. Ajo është e detyruar që t’i përmbahet rregullave Islame dhe ti kushtojë rëndësi mbulimit të saj. Rrobat e saj duhet të jenë mesatare dhe jo shumë të ngushta në mënyrë që forma e trupit të duken, e as shumë të gjerë në mënyrë që trupi i saj të ekspozohet. Ato duhet të jetë mesatare. Pos kësaj ajo duhet të mbulojë kokën e saj, fytyrën dhe duart, kur ajo është në prani për burrave të huaj. Prej tyre janë kushërinjtë e saj dhe kunatët.
Kështu aj duhet të mbulohet edhe gjatë namazit. Në këtë rast ajo duhet të mbulojë çdo gjë me përjashtim të fytyrës. Është sunnet që gruaja të zbuloj fytyrën e saj në namaz përderisa nuk ka burra të huaj në praninë e saj.
Lidhur me duart, është në rregull nëse ajo i zbulon ato. Megjithatë, është më mirë që ti mbuloj ato.
Sa i përket këmbëve, është e detyrueshme për të mbuluar ato në namaz sipas shumicës së dijetarëve. Nuk është e lejuar për ti zbuluar ato. Ato duhet të mbulohen me një fustan të gjatë, çorape dhe të ngjashme kur ajo falet.
1 33:33
2 33:53
3 24:31
4 33:59