Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (403)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Vrojtimi individual i hënës nuk ka peshë dhe as vlerë në ligjin Islam sepse profeti ﷺ ka thënë:
”Agjërimi fillon në ditën kur njerëzit agjërojnë dhe ndërpritet në ditën kur njerëzit e ndërpresin atë.”
Pra nëse një person e sheh hënën e re ndërsa të tjerët hanë dhe pinë, ai nuk duhet të agjërojë sepse ai duhet të jetë me xhematin dhe të mos përçahet. Është e njohur se profeti ﷺ ka thënë:
“Agjëroni kur e shihni atë (hënën e re të muajit Ramazan) dhe hani e pini kur e shihni atë (hënën e re të muajit Sheual).” 1
Nuk ka dyshim se kjo çështje nuk është individuale e cila e obligon muslimanin sikurse namazi; ti mund të falesh në shtëpinë tënde, në dyqanin tënd, në vendin e punës dhe kështu me radhë. Megjithatë ty nuk të lejohet të agjërosh sipas vrojtimit tënd. Ti duhet të agjërosh me bashkëvendësit. Nëse ata agjërojnë, atëherë edhe ti agjëron, dhe nëse ata pushojnë së agjëruari, edhe ti e bënë këtë sepse fjalët e profetit ﷺ:
“Agjëroni kur e shihni atë (hënën e re të muajit Ramazan) …”
Pa dyshim se u drejtohet të gjithë muslimanëve. Por për fat të keq, shumica e qeverive Islame janë Islame vetëm në emër sepse ato nuk gjykojnë me atë që zbriti Allahu. Kjo dëshmohet ndër të tjera që secili vend agjëron për vete. Nuk ka asnjë lidhje mes tyre. Ata flasin për unitet dhe të gjitha ato që kanë të bëjnë me unitetin por ata nuk janë të sinqertë sepse po të ishin të sinqertë, të paktën do të bashkoheshin në lidhje me festat dhe fillimin dhe mbarimin e muajit të Ramazanit. Megjithatë ata nuk e bëjnë këtë. Fakti se popujt Islam nuk mund të bien dakord për fillimin dhe mbarimin e agjërimit për shkak të mospajtimit të qeverive, çdo vend ose popull le të agjërojë në bazë të vrojtimit të tyre të hënës së re.
Ndërsa që muslimanët e një vendi të jenë të ndarë në dy pjesë, kjo nuk duhet të ndodh sepse është e mjaftueshme që ne jemi tashmë të ndarë në shtete të vogla ose rajone. Atëherë nuk po na mbetet vetëm që të ndajmë të gjitha vendet në dy pjesë? Për fat të keq ky është fakti. Disa agjërojnë me Arabinë Saudite, të tjerët me Sirinë dhe kështu me radhë.
Nuk lejohet të jetë në këtë mënyrë. Kur muslimani të bie në mes të dy të këqijave, ai duhet të zgjedh më të voglën prej tyre. Është më mirë që të gjithë në një vend të agjërojnë së bashku se sa të përçahen. Kjo është më e keqe, por Allahu nuk na obligon përtej mundësisë.
Nëse një vend shpall agjërimin, atëherë është e mundur për të gjithë banorët e tij të fillojnë agjërimin. Kjo vlen edhe nëse shpallja e agjërimit nuk është sipas sheriatit, d.m.th. nuk është konfirmuar nga sheriati. Është vendi që e përcakton atë e jo individët. Kjo është mu sikurse dënimet. Nëse individët do të kryenin dënimet e përcaktuara do të mbizotëronte shkatërrimi në tokë dhe në det. Shumica e vendeve sot nuk aplikojnë dënimet e përcaktuara me sheriat. Atëherë a t’i zbatojnë ato individët? Në qoftë se një person vret një tjetër, atëherë p.sh, a të ngrihen të afërmit e të vrarit e të vrasin vrasësin? Kjo vetëm se do ta keqësojë gjendjen më shumë.
Prandaj që të gjithë në një vend duhet të agjërojnë njëkohësisht; ata duhet të agjërojnë dhe ta prishin agjërimin. Atyre nuk i lejohet që të përçahen.
Pyetje: Edhe pse ajo është e bazuar në llogaritjet astronomike?
Përgjigje: Nuk ka llogaritje astronomike (në fe).
Profeti ﷺ ka thënë:
“Agjëroni kur e shihni atë (hënën e re të muajit Ramazan …”
Pyetësi: Edhe pse vendi…
Pyetje: Unë jam përgjigjur në këtë; edhe nëse vendi e shpall fillimin e agjërimit ose fundin në një mënyrë josheriatike. Njerëzit nuk mund ta kundërshtojnë vendin sepse vetëm se do të keqësohet gjendja. Me këtë unë nuk po them se është e detyrueshme për të pasuar llogaritjet astronomike, jo, por unë kam për qëllim që të merret e keqja më e vogël. Kjo është ajo që unë po them. Përndryshe, llogaritjet astronomike janë të padobishme.
1 Bukhari (1907) dhe Muslimi (1080).