Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të gjithë në një vend duhet të fillojnë dhe mbarojnë agjërimin njëkohësisht – Feuzan

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Fet’hul Mexhid (20)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20mjd-10-05-1435-01.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ne jetojmë në një vend evropian që nuk ka një komitet Islam të cilët e vrojtojnë hënën e re të Ramazanit. A na lejohet neve studentëve të diplomuar në universitetin saudit të formojmë një komision për këtë qëllim? Apo duhet të veprojmë në përputhje me shikimin e hënës së re në Arabinë Saudite?

Përgjigje: Në parim muslimanët dhe pakicat muslimane kanë një qendër Islame të cilës ata duhet t’i referohen në lidhje me hënën e re dhe çështje të tjera fetare dhe jetësore. Veproni në përputhje me qendrën Islame e cila është më afër jush në lidhje me fillimin e Ramazanit.

Shpërndaje: