Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “I nderuari Shejkh, një herë prej herësh, hyra në toalet dhe me veti kisha një letër në të cilën gjendej emri i Allahut. A jam mëkatar unë me këtë veprim?”
Përgjigje: “Është e urryer të hyhet në toalet me diçka në të cilën shkruhet emri i Allahut. Lëre atë jashtë toaletit dhe kur del nga aty, e merr prapë. E njëjta gjë ndodh edhe me Mus’hafin, lëre atë në një vend dhe kur të dalësh jashtë merre. Përveç nëse frikësohesh se do të vidhet Mus’hafi apo do ta humbasësh atë. Në rastin e tillë, nuk ka të keqe nëse ti e mban atë në xhep me qëllim për ta ruajtur atë.”