Imam Zejnudin bin Rexheb el-Hanbeli (v. 795)
Burimi: Et-Takhuifu minen-Nar, fq. 59-61
Pëktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Thotë Allahu (Te’ala):
الَّذِينَ يَذْكُرُونَ اللَّهَ قِيَامًا وَقُعُودًا وَعَلَىٰ جُنُوبِهِمْ وَيَتَفَكَّرُونَ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ رَبَّنَا مَا خَلَقْتَ هَٰذَا بَاطِلًا سُبْحَانَكَ فَقِنَا عَذَابَ النَّارِ
“Ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti Ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këto -lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit.” 1
Më pas, Allahu (Subhaneh) tha:
فَاسْتَجَابَ لَهُمْ رَبُّهُمْ
“Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre…” 2
Në Sahihun e Bukhariut dhe të Muslimit transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) kur tregoi për engjëjt të cilët kërkojnë mexhliset në të cilat përmendet Allahu (‘Azze ue Xhel), ku ndër tjerash thuhet:
إن الله عز وجل يسألهم، وهو أعلم بهم، فيقول: مم يتعوذون؟ فيقولون: من النار، فيقول: وهل رأوها؟ قالوا: لا والله ما رأوها، فيقول: كيف لو رأوها؟ فيقولون: لو رأوها كانوا أشد منها فراراً وأشد منها مخافة، قال: فيقول: إني أشهدكم أني قد غفرت لهم
“Pastaj Allahu i pyet engjëjt, edhe pse ai është më i dituri për ta: “Nga çfarë kërkojnë mbrojtjen Time?” Ata thonë: “Nga zjarri.” Pastaj Ai thotë: “A e kanë parë atë?” Ata thonë: “Pasha Allahun, nuk e kanë parë atë.” Ai thotë: “Si do të kishte qenë në qoftë se ata do ta kishin parë atë?” Ata thonë: “Nëse ata do ta kishin parë atë, ata do të kishin ikur nga ai edhe më shumë dhe do t’ia kishin frikën edhe më tepër.” Pastaj Ai thotë: “Dëshmoni pra, se Unë i kam falur ata.”
Transmeton Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh nga Enesi (radijAllahu ‘anhu) se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
ما من مسلم يسأل الله الجنة ثلاثاً إلا قالت الجنة: اللهم أدخله الجنة، ومن استجار من النار ثلاثاً، قالت النار: اللهم أجره من النار
“Nuk ka asnjë musliman i cili i lutet Allahut tri herë që Allahu t’ia jap Xhenetin, veçse do të thotë Xheneti: “O Allah, fute atë në Xhenet”. Dhe kush kërkon mbrojtjen nga Zjarri, veçse do të thotë Zjarri: “O Allah, mbroje atë nga Zjarri”.”
Muxhahidi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Në Ditën e Gjykimit do të urdhërohet që robi të futet në Zjarr. Pastaj ai (Zjarri) do të fillojë të dridhet, dhe atëherë i thuhet atij: “Çfarë ke?” Ndërsa ai (Zjarri) do të përgjigjet: “Ai e kishte zakon që të kërkonte strehim nga unë”. Pastaj thuhet: “Lirojeni atë”.”
Ebu Muslim el-Khaualani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Çdoherë që jam falur, më është kujtuar Zjarri (Xhehenemi). Prandaj, gjithmonë kërkoja mbrojtje nga ai.”
‘Ata el-Khurasani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Kur njeriu kërkon mbrojtjen e Allahut nga Xhehenemi shtatë herë, Xhehenemi thotë: “Unë nuk kam nevojë për të.”
1 Al-Imran 3:191
2 Al-Imran 3:195