Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të kryesh haxhin dhe të vizitosh varrin tim…

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Ahadith ed-Da’ifah (1/123)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

47 – Abdullah bin Umeri tha se i dërguari i Allahut ﷺ  ka thënë:

“Të kryesh haxhin dhe të vizitosh varrit tim pas vdekjes sime është sikur të më vizitosh kur jam gjallë.”

Hadithi është i shpikur.

Ka hadithe të tjera në lidhje me vizitën e varrit të profetit ﷺ. Es-Subki i ka cituar të gjitha ato në librin “esh-Shifa” dhe të gjitha ato janë të dobëta. Disa janë më të dobëta se të tjerat. Hadithi i mësipërm është në fakt më i mirë se të gjitha ato, tha shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh -rahimehullah-. Hafidh Ibn Abdul-Hadi ndërmori detyrën e sqarimit të çështjes në detaje në librin “es-Sarim el-Munki fir-Red ala es-Subki”, që për ndryshe është një libër unik mbi këtë temë që nuk mund ta gjesh diku tjetër.

Shpërndaje: