Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të pështysh dhe të kryesh nevojën në drejtim të kiblës

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Temam-ul-Minnah, fq. 60-61

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Është e ndaluar kryerja e nevojës fiziologjike në drejtim të kiblës pavarësisht nëse je jashtë apo brenda në tualet.

Profeti ka thënë:

“Ai që pështyn në drejtim të Kibles do të vijë në ditën e gjykimit me pështymën e tij midis syve.”

Në qoftë se është e ndaluar pështymja në drejtim të kiblës pavarësisht se ku je, çfarë të themi për të urinuar apo për të kryer nevojën e madhe në drejtim të kiblës?

Shpërndaje: