“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Të qarët (nga frika ndaj Allahut) në këtë jetë, çon në të qeshurit në jetën tjetër

Imam Muhammed bin Ahmed el-Kurtubi (v. 463) 
Burimi: el-Muntaka min et-Tadhkirah, fq. 270-271

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Muslimi transmeton nga en-Nu’man bin Beshir (radijAllahu anh) se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ndëshkimi më i butë që banorët e zjarrit do të marrin në Ditën e Gjykimit është njeriut që do t’i kete dy gaca nën shputat e tij që bëjnë që truri i tij të vlojë.”1

Allahu (Te ala) ka thënë:

فَلْيَضْحَكُواْ قَلِيلاً وَلْيَبْكُواْ كَثِيرًا جَزَاء بِمَا كَانُواْ يَكْسِبُونَ

”Le të qeshin në këtë kohë të shkurtër (në dunja) e pastaj do të qajnë shumë për të keqen që vepruan.”2

Tirmidhi transmetoi nga Ebu Dherri (radijAllahu anh) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Betohem në Allahun se sikur të dinit atë që di unë, do të kishit qeshur pak dhe do të kishit qarë shumë.”3

Ai që qanë shumë nga frika ndaj Allahut (Azze ue xhel) do të qesh shumë në jetën e ahiretit. Allahu ka thënë në lidhje me atë që banorët në xhenet do të thonë:

قَالُوا إِنَّا كُنَّا قَبْلُ فِي أَهْلِنَا مُشْفِقِينَ

”(Këta) Thonë: “Kur jetonim në familjet tona shpesh ndienim frikë (nga dënimi i Allahut).”4

Ai përshkroi banorët e Xhehnemit në këtë mënyrë:

وَإِذَا انقَلَبُواْ إِلَى أَهْلِهِمُ انقَلَبُواْ فَكِهِينَ

E kur ktheheshin te familjet e veta ata vazhdojnë me shakatë e tyre.”5


1 Muslimi (213).

2 9:82

3 Tirmidhi (2313). I mirë sipas Albanit në ”Sahîh Sunen et-Tirmidhi” (2/268)).

4 52:26

5 83:31

Shpërndaje: