Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të shkruarit e fjalës “La ilahe ilAllah” mbi varre dhe në qefin

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: “Mexhmu’ Fetaua Ibn Baz”, Vol. 13, fq. 186

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Cili është gjykimi rreth të shkruarit e fjalës “La ilahe ilAllah” në një gurë të vendosur mbi varr, siç bëjnë disa?”

Përgjigje: “Kjo nuk është e lejuar. Ajo që është e përshkruar në lidhje me fjalën “La ilahe ilAllah” për të vdekurit, është që para se njeriu të vdesë, t’i përkujtohet kjo fjalë dhe asgjë më shumë. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

لقنوا موتاكم لا إله إلا الله

“Përkujtojani të vdekurve tuaj fjalën “La ilahe ilAllah”.”

“Të vdekurve tuaj…”– këtu është qëllimi për njeriun në shtratin e vdekjes, në mënyrë që fjala e fundit e tyre të jetë: “La ilahe ilAllah”. Mirëpo, nuk është e lejueshme që kjo fjalë të shkruhet në qefinin e tij apo mbi varrin e tij.”

Shpërndaje: