Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e lejuar, që pas leximit të Kuranit të themi: “SadekAllahul-Adhim”?
Përgjigje: Kjo nuk ka bazë. Njerëzit e veprojnë këtë, megjithatë kjo nuk ka bazë në sheriat dhe ne nuk dimë ndonjë argument për këtë. Lënia e saj është më mirë dhe më sigurt. As profeti ﷺ e as sahabët -radijAllahu anhum- nuk thoshin pas leximit të Kuranit “SadekAllahul-Adhim”.
Profeti ﷺ në një hadith autentik ka thënë:
“Kushdo që bën një vepër të cilën nuk e kemi urdhëruar, ajo do t’i refuzohet.” Bukhari
Prandaj, unë këshilloj që ta braktisni këtë veprim.