Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të tillët argumentojnë me mospajtimet e dijetarëve & veshja e gruas

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Teemmulat fii Akhir Suratil-Ahzab, fq. 416-417

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Në ditët e sotme flitet shumë në lidhje ferexhenë. Ka disa gra që argumentojnë me disa dijetarë që e lejojnë gruan që të mos e mbuloj fytyrën, por që ajo e ka të detyrueshme që të bartë Aba’an. Argumenti i tyre është se ka mendime të ndryshme mbi këtë çështje. A lejon çdo mospajtim që të pasohet cilido dijetarë qoftë ai? Gjithashtu, cili është gjykimi mbi bartjen e beretës franceze?”

Përgjigje: “Përveç pasuesve të epsheve, askush tjetër nuk mund të argumentoj me mospajtimin ndërmjet dijetarëve mbi një çështje të caktuar. Përdorimi i argumentimit të tillë (me mospajtimin ndërmjet dijetarëve), rrjedh si shkak ngase ata duan pasimin e epsheve të tyre.

Sa i përket atij që e ka frikë Allahun, ai nuk argumenton me mospajtimet ndërmjet dijetarëve, por ai argumenton me argumente me të cilat është i bindur në to.

Ka mosmarrëveshje (edhe mbi obligueshmërinë apo jo të ferexhesë). Pothuajse në çdo çështje fikhu ka mendime të ndryshme. Prandaj Allahu Xhele ue ‘Ala na urdhëroi që t’i referohemi Kuranit dhe Sunnetit:  

“Dhe nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, kthejeni atë çështje për gjykim tek Allahu (tek libri i Tij) dhe tek i dërguari i Tij (sunneti i të dërguarit) nëse besoni Allahun dhe ditën e kijametit.” 4:59

Siç thashë mosmarrëveshjet ekzistojnë (edhe mbi obligueshmërinë apo jo të ferexhesë). Megjithatë, nuk është e lejuar për ne që të pasojmë mendimet që përputhen me epshet dhe dëshirat tona, e në anën tjetër të braktisim argumentin, vetëm për shkak se kjo është në kundërshtim me dëshirat tona. Kjo gjë nuk është e lejuar. Ne jemi të detyruar të pasojmë mendimin që është në përputhje me Kuranin dhe Sunnetin në lidhje me ferexhenë dhe në çdo gjë tjetër.

Ju e dini se argumenti thotë se ferexheja është e detyrueshme dhe se urdhri për obligueshmërinë e saj është obligimi i fundit që i është shpallur të dërguarit salAllahu alejhi ue selem. Allahu i urdhëroi gratë e tij, vajzat dhe gratë besimtare që të mbulojnë veten e tyre. Prandaj si mund dikush të thotë se gruaja myslimane nuk është e detyruar të mbulojë veten e saj dhe se kjo ishte vetëm specifike për gratë e profetit salAllahu alejhi ue selem? Ndërkohë, Allahu thotë:  

“O profet! Thuaju bashkëshorteve të tua dhe bijave të tua edhe bashkëshorteve të besimtarëve të lëshojnë vellon (xhilbabin) e tyre mbi gjithë trupin e tyre.”33:59

Pastaj vjen një njeri injorant dhe thotë se gratë besimtare nuk janë të detyruara të bartin Xhilbabin. A e thotë i mençuri këtë? Vetëm ai që ka qëllim të keq dhe ai që pason epshin e tij fletë në këtë mënyrë.

Gruaja nuk duhet të vesh abanë për të zbukuruar veten e saj. Ajo e vesh atë për ta fshehur trupin dhe stolitë e rrobave të saj. Ajo duhet ta vej mbulesën mbi kokë dhe të mbulojë me të edhe këmbët. Ajo nuk duhet ta vesh atë për të zbukuruar veten. Ajo duhet ta vesh atë për të mbuluar bukuritë e veta.

Sa i përket beretës franceze dhe veshjeve të tjera që janë specifike për popujt jobesimtarë, ato janë të ndaluara në qoftë se ato zbukurojnë femrën dhe nuk mbulojnë bukuritë e saj.

Shpërndaje: