“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Të tillët e fajësojnë për të qenë ekstremista, fanatizëm dhe ashpërësi

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Bejan ma fi Nasihati Ibrahim er-Ruhejli min el-Khalal uel-Ikhlal, fq. 19-20

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

El-Kasim harroi konsesusin e imamëve dhe të Ehl-us-Sunnetit për të kritikuar dhe të marrë parasysh Khauarixhët, Xhehmitë, Mutezilitë, Murxhiat, Sufitë ekstrem dhe të gjitha sektet e tjera të devijuara. I gjori e kundërshtoi Kur’anin, Sunnetin dhe Ehl-us-Sunnetit dhe konsensusin, filloi ti lavdërojë të kritikuarit dhe të devijuarit ndërsa njëkohësisht fyejti dhe shpifi ndaj Ehl-us-Sunnetit dhe i akuzoi ata se janë injorantë, fanatizma, ekstremista, pasues të verbër dhe gjëra të tjera.

Kjo metodologji e kotë pastaj u miratua më vonë nga Ebul-Hasan el-Ma’ribi, Adnan Aruri dhe Ali el-Halebi kur ata e luftojnë Ehl-us-Sunnetin, i rrëzon dijetarët e tyre dhe i akuzojnë ata me ekstremizëm. Njëkohësisht i mbrojnë pasuesit e së kotës dhe themelojnë parime mëkatare për të justifikuar këtë mbrojtje të turpshme dhe për të klasifikuar pasuesit e bidateve si Ehl-us-Sunneh. Cështja e tyre ka eskaluar deri në atë mas sa që ata më në fund kanë filluar që të mbrojnë njerëzit që thërrasin në panteizëm dhe i fyen sahabët e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) dhe mohojnë cilësitë e Allahut. Për shembull këtë e bën Ebul-Hasan dhe Adnan Aruri. Si ndihmës dhe mbështetës të tyre ata e kanë Ali el-Halebiun dhe sektin e tij.

Pas kësaj, Ebul-Hasani fillon të mbroj njerëzit që mbrojnë unitetin fetarë dhe lirinë e fesë dhe vëllazërin me pasuesit e feve të tjera. Ndërkohë, Ali el-Halebi vazhdon ta mbroj atë dhe ti’a ulë vlerën dijetarëve që e këshillojnë atë dhe ia sqarojnë atij devijimin e tij.

Pastaj Ali el-Halebi dhe sekti i tij e ulin veten edhe më tej dhe fillojnë që të lavdërojnë lirinë fetare, vëllazërinë ndërmjet feve, lirinë fetare, barazinë fetare dhe devijime të tjera. Ai i lavdëron ata që qëndrojnë prapa këtyre devijimeve dhe thërret tek ta. Ai thotë se ata janë dijetarë të besueshëm dhe liderë të besueshëm edhe pse ata të përbëhen nga Rafidat, Sufitë dhe sekularistët. Ai i lavdëron dhe i mbron këto devijime ndërsa ai i lufton Ehl-us-Sunnetin që i kritikojnë ata. Përkundër të gjitha këtyre devijimeve ka pra njerëz të cilët janë në anën e tyre, i mbrojnë ata dhe i fyejnë ata që i kritikojnë ata.

Dr. Ibrahim er-Ruhejli duhej të ketë mbështetur pasuesit e së vërtetës dhe të qartësojë gjendjen e këtyre njerëzve, metodologjinë dhe parimet e tyre nga dashamirësia ndaj Allahut, librit të Tij, të dërguarit të Tij, udhëheqësve muslimanë dhe shoqërisë së tyre. Arsyeja duhet të jetë që mbështetësit e vërtetës të qartësohen nga pasuesit e së kotës, me qëllim që muslimani mund të njoh pasuesit e së kotës dhe ti shmanget atyre dhe të njoh pasuesit e së vërtetës dhe ti bashkohet atyre.

Shpërndaje: