Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (56)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighastah-1-1-1438-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi mbi ezanin e parë të xhumasë? A kanë folur dijetarët në lidhje me të dhe a kanë thënë se nuk lejohet?
Përgjigje: Unë nuk jam në dijeni se ndonjë dijetarë studiues ka folur në lidhje me të. Veprimi i përket Sunnetit të kalifëve të drejtë. Ishte Uthman bin Afani (radijAllahu anhu) i cili e urdhëroi atë, kalifi i tretë i drejtë. Qëllimi ishte për të kujtuar njerëzit që ishin të angazhuar me bujqësi dhe tregti se namazi i xhumasë do të fillojë mbrena një kohe të shkurtër, në mënyrë që ata të mund të lënë punët e tyre dhe të përgatiten për namaz. Pra, veprimi i përket Sunnetit të kalifëve të drejtë. Ky veprim qortohet vetëm nga një person i cili është injorant ose mendon se është i ditur.