Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të tubuarit për dëgjimin e ilahive

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Ligjërata ”Vaxhibul-Muslim tixhahel-Efkar uel-Arail-Mudileh

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Si është gjykimi rreth të tubuarit për dëgjimin e ilahive islame, siç i quajnë disa?”

Përgjigje: ”Dëgjoni Kuran dhe merruni me dhikr e mos dëgjoni ilahi, sepse ato janë prej llojit të këngëve dhe një gjë e kot.

Ato nuk janë islame, kush ka thënë se janë islame? Ilahit janë këngë dhe janë të Sufistëve. Ato e kanë bazën tek sofistët, ngase ata i konsiderojnë këto si pjesë të fesë së tyre. Përveç kësaj, ata përdorin edhe daullet, gjë për të cilën thonë se është adhurim.

Ne nuk duhet ta marrim të lehtë këtë çështje e të themi se kjo është pjesë e fesë, se është islam dhe davet, siç ata thonë.”

Shpërndaje: