Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të veçuarit e Aliut me titullin Imam

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: “Silsiletul-Huda uen-Nur” (313)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Është e vërtetë se Ali bin Ebi Talibi është njëri prej imamëve të myslimanëve. Por për shkak të traditës së Shi’ave, vetëm ai është veçuar me titullin “Imam”. Kjo është për shkak të qëndrimit ekstrem ndaj tij dhe urrejtjes ndaj tre halifëve të mëparshëm Ebu Bekrit, Umerit dhe Uthmanit.

Është gabim që të përmendet Aliu si imam dhe jo halifët e tjerë të udhëzuar. Nëse ne themi “Imam Ebu Bekr”, lejohet të thuhet edhe “Imam Ali”. Kjo, pra është koncepti i Shi’ave nga e cila ju duhet të ruani gjuhët tuaja.

E njëjta gjë vlen kur ata thonë “Aliu – Allahu ia nderoftë fytyrën e tij (kerr-rramall-llahu uexhheh)”. Ata vetëm Aliun e veçojnë me këtë nder. Ne themi të njëjtën gjë: Allahu ia nderoftë fytyrën e Aliut. Por pse ata e veçojnë Aliun me këtë nder dhe jo Ebu Bekrin, Umerin dhe Uthmanin?

Prandaj, ne duhet që edhe në këtë aspekt ta ruajmë gjuhën tonë nga thënia “Aliu – Allahu ia nderoftë fytyrën” dhe të mos e themi këtë për askënd tjetër ose “Imam Aliu” dhe të mos e themi këtë për askënd tjetër.

Shpërndaje: