Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të votuarit për të keqen më të vogël

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: “Silsiletul-Huda uen-Nur”, nr. 691
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë është gjykimi rreth pjesëmarrjes së disa myslimanëve amerikanë në votime për zgjedhjen e presidentit amerikan? Rreth kësaj, ata mbështeten në parimin “Të bëjmë atë që sjell më pak dëm”, pasi që mendojnë se njëri nga kandidatët e emëruar për president, bën më pak presion dhe është më pak i ashpër kundër Islamit dhe myslimanëve sesa kandidati tjetër.”

Përgjigje: “Mosbesimi është një fe e vetme. Allahu i përkujton këta myslimanë të cilët besojnë, se a e zbatojnë parimin për ta bërë atë që sjell më pak dëm. Allahu thotë:

وَلَن تَرْضَى عَنكَ الْيَهُودُ وَلاَ النَّصَارَى حَتَّى تَتَّبِعَ مِلَّتَهُمْ

“Nuk do të jenë të kënaqur me ty as hebrenjtë, as të krishterët, derisa të pasosh fenë e tyre.” 2:120

Nëse është për tu habitur me dikë, unë habitem me këta të rinjtë, të cilët mbështeten në shembullin e kësaj ideje, që është përmendur në pyetjen tuaj, Allahu të bekoftë! Allahu ‘Azze ue Xhel thotë:

وَلاَ تَرْكَنُواْ إِلَى الَّذِينَ ظَلَمُواْ فَتَمَسَّكُمُ النَّارُ

“Mos anoni kah ata që janë të padrejtë (jobesimtarët), përndryshe do t´ju kapë zjarri.” 11:113

Zjarri i kësaj bote para atij të botës tjetër. Për këtë, ne themi se nuk është e lejuar të merret pjesë në zgjedhje të tilla, për arsye se kjo pjesëmarrje do të thotë aleancë praktike me të pafetë. E kjo ndalohet me tekst të Kuranit, ku Zoti i krijesave thotë:

وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمْ فَإِنَّهُ مِنْهُمْ

“E kush prej jush i bën ata miq, Ai është prej tyre.” 5: 51

Shpërndaje: