Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (540)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Xhematit Teblig nuk u intereson për të përmirësuar akiden. Pse jemi duke folur gjatë gjithë këtyre takimeve dhe viteve se duhet spastruar Islamin nga gjërat që nuk i përkasin atij dhe tu´a mësojmë Islamin e saktë?
Lideri i Xhematit Teblig kurrë nuk e merrë përsipër këtë detyrë. Në vend të kësaj ai ka lejuar të gjithë në grup të besojnë atë që duan. Kjo nuk është e lejuar në Islam. Çfarë ndodhi me atë se feja është sinqeritet? Çfarë ndodhi me urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja?
Nëse Xhemati Teblig e shohin një person duke u falur sipas medhhebit të tij, ata nuk do ti thonë atij se është Sunnet falja në një mënyrë tjetër. Jo, ata nuk duan ”ti përçajnë muslimanët”.
Nëse ata e shohin vëllain e tyre musliman duke bëjë tavaf rreth një varri, ata e bëjnë ndoshta të njëjtën gjë, e të mos flasim se ata nuk do ta dënojnë atë. Përse jo? Kjo është një politikë në mënyrë që ta fusin atë në metodologjinë dhe grupin e tyre. A është kjo thirrja e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem)?
Allahu thotë në Kuran:
وَلَوْلاَ أَن ثَبَّتْنَاكَ لَقَدْ كِدتَّ تَرْكَنُ إِلَيْهِمْ شَيْئًا قَلِيلاً إِذاً لَّأَذَقْنَاكَ ضِعْفَ الْحَيَاةِ وَضِعْفَ الْمَمَاتِ
“Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta. E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër.” 1
Kjo iu tha të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Allahu e paralajmëroi atë që të shkojë tek idhujtarët dhe që tu shkoj për qefi atyre qoftë edhe pak. A nuk është idhujtari bërja tavaf rreth një varri? Si mund të pranojmë këtë? Kjo politikë është në përputhje me kufarët dhe metodologjinë e tyre. Prej politikës së tyre është se qëllimi arsyeton mjetin. Nëse unë e fus një person në fe në këtë mënyrë, unë e eci një hap përpara dhe një hap prapa. Është e vërtetë se unë e bëjë atë që ta falë namazin, por namazi dhe zemra e tij janë të lidhura me idhujtarinë. Atëherë pse atyre nuk u intereson për besimin?
Ne të gjithë e dimë – se nuk ka dallim në mes të grupeve në këtë kur Kurani është ruajtur – se thirrja e të dërguarve filloi me:
أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ
“Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!” 2
A e fillojnë Xhemati Teblig davetin e tyre me:
أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ
”Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!” 3
A fillojnë Ikhuanu Musliminët me këtë? A fillojnë Hizb-ut-Tahrir me këtë? Kurrë! Kurrë! Kurrë! Prandaj, nuk ka asnjë dobi nga këto sekte. Zoti ynë mund të udhëzojë mijëra, nëse jo miliona, nëpërmjet një personi të vetëm sepse ai ecë në rrugën e drejtë.
Prandaj, ne këshillojmë që të mos ketë sektarizëm në Islam dhe se muslimanët të janë një umet.
Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:
وَكَذَلِكَ جَعَلْنَاكُمْ أُمَّةً وَسَطًا لِّتَكُونُواْ شُهَدَاء عَلَى النَّاسِ
“Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve.” 4
Ky umet nuk mund të jetë më i miri përderisa nuk kthehet në atë që pasonin i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe shokët e tij. Ai që i pason ata nuk do të zhgenjehet.
Unë mendoj se shumica e pasuesve të këtyre grupeve, sektarizmin dhe grupimin e të cilëve ne nuk e miratojmë fare, janë të sinqertë. Ndërsa vetëm disa prej udhëheqësve të tyre janë të pasinqertë. Unë nuk jam duke thënë se të gjithë janë të sinqertë, por shumica.
________________________
1 17:74-75.
2 16:36.
3 16:36.
4 2:143.