Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Fetvaja nr: 10777/1
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Dëgjoj disa njerëz të cilët i thonë tekbiret pas çdo namazi farz, këtë e bëjnë deri në ikindinë e ditës së tretë të ditëve të teshrikut. A veprojnë drejtë, apo jo?
Përgjigje: Është e ligjësuar që gjatë Kurban Bajramit të thuhen tekbiret përgjithësisht, por për tekbiret kanë edhe kohë të caktuara kur bëhen.
Kur themi përgjithësisht, kjo do të thotë se mund të thuhen në çdo kohë që nga hyrja e muajit Dhul-Hixheh e deri në fundin e ditëve të teshrikut. Ndërsa koha e caktuar është ajo pas çdo namazi farz, duke filluar prej sabahut të ditës së Arafatit e deri në ikindinë e fundit të ditëve të teshrikut. Për ligjësimin e kësaj që e thamë është argument ixhma’i (konsensusi) dhe veprimi i sahabëve -radijAllahu anhum-.
Tek Allahu është i gjithë suksesi. Salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen dhe shokët e tij!
Ditët e teshrikut janë: dita 11, 12, 13 të muajit Dhul-Hixheh, që do të thotë 3 ditët pas Kurban Bajramit.