Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Sherh Akidetis-Selef ue As’habil-Hadith, fq. 17-18
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Selefët bënë tekfir mbi Xhehmitë sepse ata mohuan cilësitë e Allahut dhe thanë se Kurani është i krijuar. Por, Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh Allahu e mëshiroftë tregon se si Imam Ahmedi Allahu e mëshiroftë – Imami i Sunnetit – bëri tekfirit të përgjithshëm mbi Xhehmitë dhe jo duke specifikuar atë mbi persona të caktuar. Kur bëhet fjalë për individ, ai nuk bëri tekfir mbi ta deri sa atyre t’i ketë arritur e vërteta, të jenë plotësuar kushtet dhe të jenë shmangur pengesat (nga të bërit tekfir). Ai thotë se, Imam Ahmedi Allahu e mëshiroftë bëri tekfir të përgjithshëm mbi Xhehmitë dhe vetëm mbi disa individë të caktuar, ndërsa për të tjerët thoshte vetëm “Allahu i faltë”; fjala është për ata që nuk kishin dije dhe pasonin verbërisht. I tillë ishte rasti me disa halifë të cilët ranë në pasimin e verbër të ideologjisë së Xhehmive, Mu’tezileve dhe të tjerët si ta. Pasi që kushtet e tekfirit nuk janë plotësuar në ta (mbi njerëzit në formë specifike), ne nuk i konsiderojmë ata jobesimtarë. Në vend të kësaj, duhet kërkuar falje për ta duke thënë Allahu i faltë. Prandaj ky tekfir është i kufizuar dhe jo i kufizuar.
Bagaviu e thotë të ngjashmen në “Sherhus-Sunneh”[1]. Siç më kujtohet, ai ia atribuon këtë Imamëve sikurse Imam Ahmedit, Imam Shafiut e të tjerëve sikurse ta dhe thotë se ata synojnë “kufrin e vogël kur ata bëjnë tekfir mbi Pasuesit e Bidateve”. Kështu ka thënë Imam Bagaviu ose diç të ngjashme me këtë.
Lidhur me Esharitë dhe të tjerët të cilët kanë jetuar në të njëjtën kohë me Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh, ai nuk bëri tekfir mbi ta deri sa atyre i kishte arritur e vërteta. Ai tha: “Por për shkak mbizotërimit të injorancës dhe për shkak të mungesës së njohurive rreth shpalljes në mesin e shumë njerëzve të mëvonshëm, nuk mund të bëhet tekfir mbi ta deri sa t’u sqarohet atyre se ajo që ka kumtuar i Dërguari salallahu alejhi ue selem e kundërshton atë që ata pretendojnë.”[2]
Mutezilitë kanë shumë dyshime. Edhe Esharitë kanë shumë dyshime në lidhje me cilësitë e Allahut dhe çështje të tjera. Duhet të thuhet se metodologjia e tyre në vetvete është kufër. Të mohohet se Allahu është lart mbi qiell është kufër. Mohimi se Allahu nuk do të shihet në Ditën e Gjykimit është kufër. Besimi se Kurani është i krijuar është kufër, për shkak se Kurani është Fjala e Allahut sipas Kuranit dhe Sunnetit. Kurani buron nga dija e Allahut dhe dija e Allahut nuk është e krijuar.
Prandaj, ajo është përdorur si argument kundër tyre, në qoftë se ata konfirmojnë diturin e Allahut ata e kanë humbur debatin dhe nëse ata e mohojnë atë, ata kanë dalë nga feja. Për shkak të dyshimeve të tyre të shumta, ai tha se ne nuk bëjmë tekfir mbi individët e tyre deri sa t’u ketë arritur atyre e vërteta. Ai thotë se, veprimi i tyre është kufër, lutjet e tyre drejtuar dikujt tjetër pos Allahut janë shirk (idhujtari) dhe therja kurban që ata bëjnë për dikë tjetër pos Allahut është shirk – gjitha këto janë shirk i madh. Por ne nuk e bëjnë tekfir mbi praktikuesin e këtyre veprave për derisa t’u ketë arritur e vërteta. Unë kam lexuar se si dijetarë të mëdhenj nga imamët e Nexhdit [3] e konsiderojnë “të arriturën e së vërtetës tek ta” të jetë kusht para se të bëhet tekfir mbi të.
__________________________________
[1] Sherhus-Sunneh (1/227-228).
[2] Ere-Rrad ‘alel-Bekri, faqe. 411.
[3] Vend nga i cili rrjedh Imam Muhammed bin Abdul-Vehabi dhe shumë dijetarë pasardhës të familjes së tij dhe të tjerë.