Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

41.Tekfiri i Sejid Kutubit mbi tërë njerëzimin

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 53-54

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Unë do të mjaftohem veten me tre shembuj të terrorizmit ideologjik të Sejid Kutubit, që ka goditur të paditurit të cilët nuk e shohin dallimin në mes të thirrësave të dritës së vërtetë të dhe thirrësave të devijimit, dhe thirrësave të mashtrimeve të rrezikshme:

Shembulli i parë: Pasi është shprehur në një mënyrë shumë të rrezikshme e cila përbëhet nga tekfiri mbi gjithë umetin, Sejid Kutubi tha:

“Sot nuk ka asnjë vend musliman apo shoqëri muslimane në sipërfaqen e tokës që e ka rregullë të veprimit librin e Allahut dhe të kuptuarit Islam.” 1

Sa herë ai thotë gjëra të tilla në librat e tij? Referojuni librave të deklaruara.

Ai tha kur urdhëroi largim nga shoqëritë injorante, duke përfshirë edhe xhamitë e tyre:

Largimi nga tempujt e injorancës. Në vend të kësaj, shtëpitë e grupeve të muslimanëve duhet të bëhen xhami në mënyrë që ne të ndiejmë se ne jemi ndarë nga shoqëria injorante e kësaj kohe.” 2

Shikoni se si kjo pikë përmban tekfir të qartë mbi të gjithë banorët e botës që jetonin në kohën e tij. Pas vështrimit të kësaj, a e sheh se i takon nxënësit të dijes të paanshëm, që ta konsideroj një vendim të tillë të qartë si një terrorizëm i qartë ideologjik kundër njerëzimit, si një pështjellim dhe paralajmërim që mos besojnë se ka ndonjë pushtetarë apo qytetarët të cilët janë muslimanë apo se një mendim tjetër duhet të jetë i saktë? Nëse ata besojnë diçka nga këto të përmendurat, ata konsiderohen plotësisht jashtë të vërtetës, në shkatërrimin më të thellë.

Si shumë të rinj të papjekur kërkojnë një metodologji që ata të mund ta pasojnë dhe jetojnë me të! Papritmas mendjet e tyre rrëmbehen dhe helmohen me besimin dhe ideologjinë e Sejid Kutubit dhe të tillëve. Përveç kësaj, ata furnizohen me librat e Sejid Kutbit dhe të tillëve. Si pasojë ata e përqafojnë atë nga e cila binden dhe për të cilën thonë se është metodologjia e vërtetë sipas misionarëve propagandues. Si shtesë ata pretendojnë në mënyrë të rreme se askush tjetër nuk e paraqet Islamin e vërtetë apo metodologjinë e brezit të parë. Aty dhe atëherë ata shesin shpirtrat e tyre për të përmbushur këtë metodologji, për ta kuptuar atë, për ta përhapur atë dhe për ta mbrojtur atë në çdo mënyrë.


1 Fi Dhilal-il-Kuran (4/2122).

2 Fi Dhilal-il-Kurann (3/1816).

Shpërndaje: