Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Televizioni shkatërron familjet

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (79 B)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Burri im dëshiroi që të blejë antenë satelitore për fëmijët tanë. Edhe pse unë kam qenë kundër tij, ai e bleu atë dhe e vendosi atë në dhomën nën çati. Ai u ngjit në të dhe madje filloi të fle dhe të ha në atë dhomë. Ai u ndal nga të ndejturit me fëmijët saqë në shkollë filluan të ankohen për gjendjen e tyre të dobët. Ai filloi të tregojë sjellje të keqe për gjënë më të vogël. Një herë ai më dëboi nga shtëpia kështu që unë fjeta tek fqinjët sepse familja ime jeton në Medine. Tani për tani unë jam me familjen time. Çfarë duhet të bëj, duke pasur parasysh se kemi fëmijë së bashku?

Përgjigje: Padyshim, kjo grua ka të drejtë. Pasi që burri ka shkuar aq larg sa që ai ulet gjatë pranë televizionit, gruaja ka të drejtë. Në qoftë se me të vërtetë është sikurse gruaja thotë, ai duhet ta ketë frikë Allahun (azza ue xhel) dhe ta shkatërrojë antenën satelitore. Ajo e parandalon atë nga adhurimi i Allahut, nga kalimi i kohës me familjen e tij, kujdesin për fëmijët e tij dhe mirësi të tjera. Ai duhet ti frikësohet Allahut. Lus Allahun që fjalët e mia ti arrijnë atij. Ai duhet ta ketë frikë Allahun (azza ue xhel) dhe ta shkatërrojë antenën satelitore, e cila ka shkaktuar që ai të bëhet në mënyrën e përmendur. Nëse ai vepron kështu, jeta e tij do të jetë e mirë, zemra e tij do të bëhet harmonike, punët e tij do të përmirësohen, dhe Allahu do ta bashkojë atë me fëmijët dhe familjen e tij.

Shpërndaje: