Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Telvizioni, antena parabolike, lajmet e shoqëruara me muzikë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (4 B)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të pasur një antenë parabolike?

Përgjigje: Antena satelitore ose antena është e njëjta gjë. Pyetja është se çfarë kërkon dhe hulumton ai në atë që ofron antena?. Mund të jetë një person i ditur i cili është duke studiuar inxhinieri ose shkenca të tjera. Ai mund të mësoj nga publikimet e huaja ose atë që ai nuk mund të mësojë nga kanalet lokale. Për të, ska të keqe në këtë.

Por në përgjithësi antenat satelitore parabolike, antenat dhe televizionet përmbajnë mëkate. Nëse ka ndonjë gjë të mirë në to ajo korrespondon vetëm 10% të përmbajtjes. Prandaj, unë i këshilloj të gjithë njerëzit që të mos sjellin në shtëpi televizion, antenë satelitore apo diçka të ngjashme. Largimi prej tyre është shpëtim.

Pyetje: Cili është gjykimi për të shikuar lajmet?

Përgjigje: Shikimi i lajmeve lejohet.

Pytje: Disa lajme shoqërohen me muzikë.

Përgjigje: Lajmet që shoqërohen me muzikë janë si alkooli; ai përbëhet edhe nga dobi dhe nga mëkatet, prandaj janë të ndaluara. Nëse e ndaluara përzihet me të lejueshmen saqë nuk mund ti ndash, atëherë bëhet e detyrueshme për t’iu shmangur asaj gjëje. Dijetarët thonë se nëse e ndaluara përzihet me të lejuarën në mënyrë që nuk mund të ndahen, atëherë gjykohet si e ndaluar (d.m.th se ajo ndalohet).

Shpërndaje: