Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fikhul-Ibadat, fq. 252
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A merr njeriu më pak shpërblim nëse e tepron me ushqime të ndryshme kur bën iftar?
Përgjigje: Jo, ai nuk merr më pak shpërblim për agjërimin. Kryerja e një vepre të ndaluar pas përfundimit të agjërimit nuk ndikon në shpërblim. Megjithatë, kjo bie nën fjalën e Allahut (te ala):
“Dhe hani e pini por mos e teproni sepse Ai njëmend nuk i do ata që e teprojnë.” (7:31)
Në realitet shpenzimi i tepërt e i panevojshëm është i ndaluar. Njeriu duhet të jetë ekonomist i mirë dhe duhet të ketë kujdes që ta përgjysmojë ushqimin nëse ka mundësi. E nëse mbetet diçka atëherë duhet të dhurohet për bamirësi e jo të hidhet ngase kjo është më mirë.