Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Thënia: “Baza e vetme e islamit është vetëm Kurani”

Hafidh Xhelal-ud-Din Abdur-Rrahman bin Ebi Bakr es-Sujuti (v. 911)

Burimi: Parathënia e librit “Shpëtimi i Ummetit është në të punuarit me Sunnet”, fq. 1-2

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Falënderoj Allahun dhe tek Ai kemi besimin e plotë, paqja qoftë ndaj profetëve të cilët i ka zgjedhur. Dijeni Allahu ju mëshiroftë, se nevoja për dituri, është si nevoja e trupit për ilaç. Dhe dijeni se ndikimi nga disa mendime (jo të drejta) është i fëlliqur. Nuk përmenden veçse  kur është e patjetërsueshme. Ajo që është përhapur në këtë kohë edhe pse është dëgjuar qysh në kohët e hershme, se një Rafidi zindik, ka folur kundër Sunnetit të Profetit salAllahu alejhi ue selem në masë të madhe, dhe kundër haditheve të përcjella tek ne (lusim Allahun të na ngritë e të na forcojë), duke theksuar se Sunneti nuk është argument për ne. Ai thotë: “Baza e vetme e islamit është vetëm Kurani’’. Për këtë thënie argumenton me hadithin:

ما جاءكم عني من حديث فاعرضوه على القرآن فإن وجدتم له أصلا فخذوا به وإلا فردوه

“Ajo qe iu vije nga unë prej haditheve krahasojeni me Kuranin, nëse gjeni bazë në të, atëherë merreni, përndryshe refuzojeni.” (I dobët)

Kështu i kam dëgjuar duke thënë jo vetëm unë. Thënia e tillë disave nuk iu lë përshtypje, e disa  nuk e dinë bazën e kësaj thënie dhe se nga e ka prejardhjen. Kjo gjë më bëri që t’ua sqaroj bazën dhe të pavërtetat që kanë të bëjnë me këtë çështje, e që padyshim është një prej humnerave më të rrezikshme.

Nuk duhet harruar hadithin që thotë se kush kundërshton Profetin salAllahu alejhi ue selem (pa e marrë parasysh se a kundërshton diçka nga fjalët apo veprat, me kushtin e njohur që ky kundërshtim është argument i sheriatit), ka bërë kufër dhe ka dalë jashtë rrethit të Islamit. Ai do të ringjallet me jehuditë dhe të krishterët, ose me ata që dëshiron Allahu prej jobesimtarëve.

Një ditë prej ditësh, Imam Shafiu e përmendi një hadith dhe më pastaj tha: “Ky hadith është i sakët’’. Njëri prej të pranishmëve i tha: “O Ebu Abdullah, a mendon edhe ti kështu?” Kurse ai ia ktheu: “A më ke parë duke dalë nga kisha? Apo, mos po e sheh se kam të lidhur rripin (e priftit). E them se ka thënë Profeti salAllahu alejhi ue selem e të mos i bindem?!”

Baza e këtij mendimi të prishur, kthehet tek zindikët dhe tek një pjesë e rafidave ekstremë, të cilët mohojnë (nuk e pranojnë) të argumentuarit me Sunnet, e duke u mbështetur vetëm në Kuran. Ata në këtë çështje kanë qëllime të ndryshme. Disa nga ata besojnë se profecia i takonte Aliut dhe Xhibrili alejhis-selam ka gabuar kur ia ka zbritur atë zotërisë së profetëve. Larg qoftë dhe i pastër është Ai nga ajo që ata ia mveshin atij! Disa nga ata e pranojnë profecinë e Muhammedit salAllahu alejhi ue selem, mirëpo thonë: Hilafeti (udhëheqja pas vdekjes së Profetit salAllahu alejhi ue selem) i takonte Aliut, e kur sahabët këtë të drejtë ia dhan Ebu Bekrit, kanë daluë nga feja duke e privuar Aliun nga hilafeti sepse i kanë dhënë të drejtën atij që nuk e meritonte. Prandaj sahabët kanë dalë nga islami.

Ata gjithashtu mallkojnë Aliun për shkak se nuk e kërkoi të drejtën e tij mbi këtë çështje. Kjo bëri që ata të kundërshtojnë të gjitha hadithet, sepse siç ata pretendonin, ishin transmetuar nga jobesimtarët. Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Këto mendime nuk do t’i kisha lejuar vetes t’i përmend asnjëherë, sikur të mos ishte e domosdoshme sqarimi mbi këtë çështje, ndaj të cilit njerëzit ishin rehat për një kohë të gjatë.

Pasuesit e këtyre bindjeve, ishin të shumtë në kohën e katër imamëve të drejtë, dhe një pjese kohore pas tyre. Sahabët dhe gjeneratat pas tyre, janë munduar që t’i mësojnë e t’i diskutojnë këto gjëra,  gjithashtu edhe merreshin me shkrime në këtë drejtim. Kurse ne do t’i përmendim disa nga thëniet e tyre në vazhdim me lejen e Allahut.

Shpërndaje: