Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: el-Muntaka (3/240-241)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në raste të ndonjë mosmarrëveshje apo zemërimi, burri i thotë gruas së tij: ”Nëse nuk të pëlqen kjo gjë, shtëpia e babait tënd është e hapur.” A konsiderohet kjo shprehje e divorcit nga e cila ai mund ta ktheje prapë gruan e tij, apo me këtë gjë gruaja e tij është e lirë të bëj zgjedhjen në mes të qëndrimit apo ndarjes nga burri i saj?
Përgjigje: Kjo gjë varet nga qëllimi i burrit. Në qoftë se ai e ka pasur për qëllim ta bëjë gruan e tij, ajo llogaritet e bërë divorc, sepse kjo është një shprehje e përgjithshme. Fjalët e përgjithshme të cilat kanë të bëjnë me divorcin dhe nuk janë të qarta, ato merren sipas qëllimit të atij që i thotë. Në rast se ai ka pasur për qëllim divorcin duke i thënë gruas së tij: ”shtëpia e babait tënd është e hapur”, ajo llogaritet e bërë divorc. Në qoftë se ai nuk ka pasur për qëllim divorcin, atëherë ajo nuk llogaritet e bërë divorc.