“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Thënia: SadekAllahul-Adhim pas leximit të Kuranit – Feuzan

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

 
Pyetje: Cili është gjykimi për të thënë “Sadek-Allahul-Adhim” pasi të përfundojmë nga ajo që i është lehtësuar nga leximi i Kuranit Famëlartë?
 
Përgjigje: Për leximin e Kuranit, profeti ﷺ na ka mësuar rregulla në lidhje me leximin e Kuranit.
 
Ato janë: Që njeriu të jetë me abdes nëse lexon nga Mus’hafi. E nëse lexon përmendësh, lejohet që ai të jetë pa abdes. Nëse është xhunub nuk i lejohet që të lexoj Kuran, madje asnjë ajet.
 
Thotë Allahu në Kuran:
 
“Kur të lexosh Kuran, kërko mbrojtjen e Allahut kundër djallit të mallkuar.” Nahl, 16:98
 
Pra kur të fillosh leximin e Kuranit, thuaj:
 
Eudhu bil-Lahi minesh-shejtanirr-rraxhim
 
Kur të fillosh leximin e sureve nga fillimi, thuaj:
Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim
 
Përveç kur lexon suretu-Berae (Suren Teube).
 
Gjithashtu të lexosh Kuranin me përpikëri, pa bërë gabime, të lexosh në mënyrë të saktë. Gjithashtu, të meditosh rreth Kuranit, ta lexosh atë me texhuid, të meditosh rreth kuptimit të asaj që lexon as sa të mundësh.
 
Ndërsa profeti ﷺ nuk na ka mësuar të themi:
“Sadek-Allahul-Adhim” kur të përfundojmë leximin.
 
Më jepni vetëm një argument se i dërguari na mësoi një gjë të tillë, apo se ai e veproi këtë. Pra kjo gjë nuk ka asnjë bazë. Kjo është vetëm praktikë e njerëzve dhe asgjë më shumë.
 
 

Shpërndaje: