“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Thënia: SadekAllahul-Adhim pas leximit të Kuranit – Feuzan

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të thënë “Sadek-Allahul-Adhim” pasi të përfundojmë nga ajo që na është lehtësuar nga leximi i Kuranit?

Përgjigje: Për leximin e Kuranit, profeti ﷺ na ka mësuar rregulla. Ato janë:

Që njeriu të jetë me abdes nëse lexon nga Mus’hafi. E nëse lexon përmendësh, lejohet që ai të jetë pa abdes. Nëse është xhunub, nuk i lejohet që të lexoj Kuran, madje asnjë ajet.

Thotë Allahu në Kuran:

“Kur të lexosh Kuran, kërko mbrojtjen e Allahut kundër djallit të mallkuar.” Nahl, 16:98

Pra kur të fillosh leximin e Kuranit, thuaj:

Eudhu bil-Lahi minesh-shejtanirr-rraxhim

Kur të fillosh leximin e sureve nga fillimi, thuaj:

Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim

Përveç kur lexon suretu-Berae (Suren Teube). 

Gjithashtu të lexosh Kuranin me rregullat e caktuara, pa bërë lëshime. Pra të lexohet në formën e duhur.

Gjithashtu, të meditosh Kuranin gjatë leximit. Kjo bëhet duke e kujtuar kuptimin e asaj që e lexon aq sa ke mundësi.

Profeti nuk na ka mësuar të themi:

“Sadek-Allahul-Adhim” kur të përfundojmë leximin.

Më jepni vetëm një argument se i dërguari na mësoi një gjë të tillë, apo se ai e veproi këtë. Pra kjo thënie nuk ka asnjë bazë. Kjo është vetëm praktikë e njerëzve dhe asgjë më shumë.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram