“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Thënia ue magfriatuh gjatë dhënies selam

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (253)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 2: Cili është autenticiteti i shtimit të shprehjes “maghfiratuhu” gjatë dhënies së selamit dhe përgjigjja ndaj saj?

Përgjigje: Nuk ka asnjë shtesë (të thënies ue magfiratuhu) në hadithin në lidhje me dhënien e selamit; d.m.th.., nëse një person fillon me dhënien e selamit, ai përfundon me ue berekatuhu: es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Dhe hadithi që ka ardhur – ose me fjalë më të sakta (hadithin) që është transmetuar – (duke deklaruar) se në të katërtën herë, në të katërtën ata thanë, es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu ue maghfiratuhu, atëherë ky është një transmetim i dobët.

Sa për shtimin (ue maghfiratuh) në përgjigjen e selamit atij që thotë ue berakatuhu (d.m.th. tërë selamin e plotë), ajo është e ligjësuar; pra nëse një njeri thotë, es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu, atëherë ne ia shtojmë ue maghfiratuh në përgjigje …

Është në pajtim me Kuranin fisnik (me) thënien:

وَإِذَا حُيِّيْتُم بِتَحِيَّةٍ فَحَيُّواْ بِأَحْسَنَ مِنْهَا أَوْ رُدُّوهَا

“Kur ju përshëndet dikush me respekt, kthejani përshëndetjen në mënyrë më të bukur ose si ajo!” An-Nisa, 4:86

Pra, nëse ai që fillon selamin duke thënë es-selamu alejkum ue rahmatullahi ue berekatuhu, ajeti që tha ktheja me një përshëndetje më të mirë se ajo, atëherë nuk është e pavlefshme; ky urdhër ende ekziston, e cila është pasuar me thënien ue maghfiratuhu. Kjo shtesë (në lidhje me përgjigjen) është përmendur edhe në transmetime të sakta nga disa nga sahabët.

Pra, ne kemi sjellë një konkluzion përmbledhja e të cilit është se të shtojmë ue maghfiratuh në përgjigje është e ligjësuar dhe fillimi i selamit me të nuk është e ligjësuar.

Shpërndaje: