Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Thënie jo të sakta nga imami para fillimit të namazit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika Bab-ul-Meftuh nr 113

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Që imami t’i thotë xhematit në lidhje me namazin:

اجْعَلوُهاَ كَآخِرَ صَلاَتِكُمْ

“Falni namazin sikurse të ishte i fundit për ju”.

Ngase, kjo është shtirje dhe nuk është transmetuar nga profeti (sal Allahu alejhi ue selem).

E njëjta gjë vlen edhe për atë që thotë:

يَرْحَمُنيِ وَ يَرْحمَكُمُ اللهُ “Allahu pastë mëshirë mbi mua dhe mbi ju”.

Dhe për atë që e përmend hadithin:

إِنَّ اللهَ لاَ يَنْظُرُ إِلىَ الصَّفِّ الأَعْوَجِ

“Allahu nuk shikon në safin e shtrembër”.

Sepse ky hadith nuk është autentik.

Shpërndaje: