Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Burimi: Raudatul-‘Ukala ue Nuz´hetul-Fudala, fq.258-261
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ibn Hibani: “Më koprracët janë ata që nuk gostitin të tjerët me ushqim, dhe më bujarët janë ata që e bëjnë këtë.”
Ukbe bin ‘Alkameh ka thënë: “E kam pyetur El-Euza’in në lidhje me kuptimin e mikpritjes. Ai u përgjigj: “Buzëqeshje dhe fjalë të mira”.”
El-Hasen bin ‘Isa ka thënë: “Kam udhëtuar me Ibnul-Mubarak, nga Horasani për në Bagdad dhe asnjëherë nuk e kam parë atë duke ngrënë të vetëm.”
Ibn Hibani: “Mikpritja ngrit statusin e personit tek ai më i larti, edhe nëse ai është nga një prejardhje më të ulët, gjithashtu, ajo i jep atij reputacion të mirë.”
Ibn Hibani: “Unë rekomandoj që personi i mençur ta ketë zakon që t’i gostitë njerëzit me ushqim dhe të jetë mikpritës. T’i gostitësh njerëzit me ushqim është një nga gjërat më të larta dhe më të mira tek njerëzit e mençur. Ai i cili është i njohur për gostitje të ushqimit është i çmuar tek të gjithë njerëzit.”