Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Therja e kafshëve së sadakasë për Kurban Bajram

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)

Fet’h-ur-Rab el-Uadud (1/275)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Pyetje: Cili është gjykimi i therjes së një kafshe për Kurban bajram nëse ajo më është dhënë si sadaka?

Përgjigje: Kjo lejohet. Profeti ﷺ i dha Ukbeh bin Amirit një tufë delesh dhe e urdhëroi atë që t’ua dhuronte shokëve të tij për Kurban Bajram. Ai ua dhuroi ato dhe i mbeti një cjap i moshuar. Kur profeti ﷺ e mori vesh, ai tha:

“There atë.”

Kjo dëshmon se është e lejueshme të theret një kafshë që është dhënë si sadaka për Kurban Bajram nëse therësi nuk ka gjendje të mirë ekonomike. Ndërsa nëse therësi ka gjendje të mirë ai duhet të ther nga pasuria e tij.

Shpërndaje: