Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Thërrasin në revolucione ndërsa vetë rrinë në rehati

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan & Shejkh Muhammed Sa’id Raslan  

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pas ngjarjeve të dhimbshme në Siri, thirrësit në fitne të Vëllazërisë Muslimane thirrën në revolucion në Siri dhe nxitën njerëzit. Por çfarë bënë ata më pas?

Ikuanci Muhammed el-Arifi duke bërë thirrje për revolucione

Nuk ka jetë për umetin pa xhihad. Nuk ka jetë për ne pa xhihad. Pasha Allahun ne nuk jemi në gjendje ta ngremë këtë poshtërim nga ne përveçse me anë të xhihadit. Një popull nuk e braktis xhihadin përveçse poshtërohet, duke rezultuar që popujt e poshtëruar kufarë t’u hipin në qafë.

 Ikhuanci Ai del-Karni duke bërë thirrje për revolucione

Është obligim për popullin sirian që të armatosen përballë kësaj qeverie. Dr. Abdul-Kerim Bakkar përmendi që 500 dijetarë morën pjesë në nënshkrimin (e një dokumenti i cili bën thirrje për) xhihadin kundër Bashar el-Esadit dhe qeverisë së tij.

Ikhuanci Nasir el-Umer duke bërë thirrje për revolucione

Pastaj vijnë këto revolucione që quhen pranvera arabe. Unë e quaj pranverë arabe dhe vjeshta arabe. Pranverë për popujt, popuj të pafajshëm musliman. Të cilët askush nuk i merr në konsideratë, ata iu kthyen Allahut. Dhe është vjeshtë për pushtetarët sepse ata po bien si gjethet në vjeshtë. Ata po bien njëri pas tjetrit. Ne do të shohim pjesën tjetër të bjerë siç po ndodh sot në Siri. Dhe kjo është tema jonë e diskutimit sot. Po një zgjim shumë i mahnitshëm i cili ka befasuar të gjithë botën.

Ikhuanci Sad el-Burejk duke bërë thirrje për revolucione

Sot Siria do të ndryshojë hartat përsëri, qoftë në Irak, Siri, Iran apo Ahuaz.

Ish-tekfirci i cili sot është bërë liberal Selman el-Audeh

Kjo nuk është fitne (sprovë), është një revolucion i drejtë legjitim i popujve që iu nënshtrua shkeljes së shtypjes dhe liria e tyre u rrëmbye për dhjetëra vjet. Dhe tani njerëzit po marrin lirinë dhe po fillojnë të rrëmbejnë vetë frenjtë e çështjeve të tyre.

Ikhuanci Nabil el-Auadi duke bërë thirrje për revolucione

Në të vërtetë, këto revolucione janë të bekuara.

Populli i Tunizisë na priu i pari me fitore.

Dhe populli hero i Egjiptit.

Këtu janë njerëzit e Jemenit në prag të fitores.

Dhe njerëzit heronj të Libisë nuk janë larg dhe nuk do të vonojnë në ofrimin e kufomave të tyre.

Sa për njerëzit e Sirisë, ata me gjakun e tyre po shkruajnë një faqe krenarie të historisë për këtë umet.

Këto shfaqje që ju jeni gati t’i shihni janë regjistruar disa muaj para Ramazanit të vitit 2012 në Turqi. Disa muaj pasi këta Ikhuanca shpallën xhihad. Dërguan fëmijët e njerëzve të tjerë për t’u vrarë ndërsa ata argëtoheshin dhe bënin shaka me njëri-tjetrin në kopshtet e Turqisë.

Ky është xhihadi tek ta, dërgojnë të tjerët ndërsa ata argëtohen në Turqi. Kjo ndodhi pas disa muajsh pasi që këta Ikhuanca thërriten në xhihad dhe revolucione.

Ikhuanët duke luajtur futboll dhe duke u argëtuar në pushime në Turqi pasi ata iu dhanë fetva të rreme njerëzve dhe popujve të tjerë që të shkonin dhe të luftonin në Siri.

Imam Feuzan thotë:

Ky është një rrezik i madh, veçanërisht në këtë kohë. Në një kohë kur dijetarët janë të pakët në numër. Fukahat janë pakësuar në numër. Numri i recituesve është shumëfishuar. Fukahat janë pakësuar në numër.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha:

“Në të vërtetë, Allahu nuk do ta largon…”

Shejkhu është duke qarë për shkak të bollëkut të thirrësve në devijim dhe numrit të vogël të dijetarëve që thërrasin në të vërtetën në kohën tonë.

“Në të vërtetë, Allahu nuk do ta largon diturinë nga gjokset e dijetarëve. Dituria do të largohet vetëm me vdekjen e dijetarëve derisa nuk do të mbetet asnjë dijetarë kështu që njerëzit do të marrin injorantët si udhëheqës të tyre, ata do të pyeten nga njerëzit dhe do të japin fetua pa dije, do të devijojnë vet dhe do t’i devijojnë të tjerët.”

Nuk ka ndryshim dhe fuqi përveçse nga Allahu.

Kemi frikë se kjo ka filluar në kohën tonë!

Është obligim për ne që të kemi kujdes, të kemi frikë dhe të marrim masa paraprake shtesë.

Ikhuani Tarik Suvejdan duke bërë thirrje për revolucione në tokat muslimane në gusht 2013, ndërsa në të njëjtin vit dhe muaj djali i tij ishte duke diplomuar në universitet në Amerikë.

Ikhuani Selman el-Audeh duke thirrur në revolucione në vitin 2011 duke i thirrur fëmijët e të tjerëve që të rebelohen, ndërsa vet i dërgon urime djalin e tij që morri diplomën e doktoratës në vendet kufare në vitin 2017.

Shejkh Muhammed Sa’id Raslan 

Mendoni për atë që po ndodh tani në Siri!  

Të sëmurët. Ata nuk mund të gjejnë ndonjë ngrohtësi. Ata nuk mund të gjejnë ushqim. Ata nuk mund të gjejnë asgjë për të pirë, as kurim dhe ilaçe! Ata dëshirojnë vdekjen por nuk mund ta gjejnë atë.

Pse? Sepse “trimat” që po bënin thirrje për revolucion atje, tani për tani nuk dihet se ku janë.

Ata që i pasuan ata në të keq janë akoma të verbuar në devijimin e tyre dhe askush nuk po vuan përveç tyre.

Gra të ndershme ngecën në kufirin midis Sirisë së plagosur dhe Turqisë.

Askush nuk po i mëshiron ata dhe askujt nuk po iu intereson për ta. Ata kanë ngecur në dëborë midis Sirisë së plagosur dhe Jordanit!

Në borë duke vuajtur. Duke vuajtur. Në dhimbje. Duke qarë ndërsa lotët po pikojnë nga zemrat.

Kush do t’i mëshirojë fëmijët?

Kush do t’i mëshirojë gratë?

Kush do t’i mëshirojë gratë e moshuara?

Kush do t’i mëshirojë pleqtë?

Kush do t’i mëshirojë të sëmurët?

Botës nuk po i intereson.

Siria është bërë një fushë mes të gjitha llojeve të fuqive të së kotës. Dhe para kësaj, ishte aty ku u shpall i ashtuquajturi revolucioni Islam.

Ku është ai?

Ku janë rezultatet?

Kush ishte i marri i revolucionit dhe ku është akoma?

I pjekur nga zjarri i tij dhe i djegur nga xhehnemi i tij dhe rrokulliset në zjarrin e tij!

Gjendja e kujt është kështu?

E të gjorëve dhe të paaftëve!

Për sa u përket të tjerëve që po bënin thirrje për revolucionin sirian, ata ende hanë, pinë, shijojnë jetën e tyre dhe kanë marrëdhënie me bashkëshortet e tyre. Pa i’u interesuar për atë që kanë bërë!

Jini të paralajmëruar o egjiptianë!

Shpërndaje: